3 persona janë arrestuar dhe 2 janë shpallur në kërkim për vrasjen e Ridvan Ramazanit në Shkodër.
Report tv mëson se Duel Mehmedaj dhe Hydajet Mehmedaj janë dy personat e dyshuar të vrasjes së të fortit të Shkodrës.
Dueli dhe Hydajti janë nipat e Gëzim Mehmedajt që vrau rreth vitit 1992 efektivin e RENEA-s Arben Ujka.
Ata janë edhe dajat e Bajram Bregut, mikut të Ibrahim Licit në Shkodër.
Ibrahim Lici është në kërkim nga policia por jo si person në hetim. Ai kërkohet vetëm në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Bilali vitin e kaluar.
Lajmi kryesor: