Zbardhen emrat e zyrtarëve të ARRSH të arrestuar në Durrës

14 Tetor 2020, 13:08| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 13:10

  • Share

Zbardhen emrat e zyrtarëve të ARRSH të arrestuar në Durrës, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe ndihmë për ndërtim pa leje

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në kuadrin e hetimeve të gjithanshme që po kryen dhe sidomos në hetimin e veprave penale që  kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës dhe të tejkalimit të kompetencave që ligji i ka ngarkuar punonjësve të administratës shtetërore ka regjistruar çeshtjen penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si dhe për vepren penale të “Dhenia e ndihmës për ndertimin e paligjshëm”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

 Faktet mbi të cilin është regjistruar ky procedim kanë të bëjnë me një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa Kavajë dhe konkretisht në kilometrin e  tretë, ndodhet një pikë furnizimi me karburant, i cili dyshohet se është ndërtuar dhe ka marë leje në kundërshtim me ligjin, Kodin Rrugor  LIGJ 8387 /1998, i ndryshuar me Ligjin Nr.10 488, datë 5.12.2011 dhe VKM Nr.153 datë 07.04.2000 “Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, e ndryshuar VKM Nr. 298, datë 8.4.2015.

Për këtë rast janë kryer hetime ndaj të dyshuarve Agron Hasa,  Kastriot Braha, Aferdita Basha e Dhurata Lazaj si specialiste inxhiniere të ARSH, Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj,  Leke Tushaj  me cilësinë e drejtorëve të drejtorive të ARSh-së, anëtarë të Keshillit Teknik, të cilët kanë konsumuar elemente të figurës së veprës penale të “Shperdorimi i detyres”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe të vepres penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtimin e paligjshëm”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

Mbi bazen e këtyre fakteve Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës është drejtuar me kërkesë në Gjykatë për caktimin e masave të sigurimit ndaj tyre dhe me datë 14.10.2020 është bërë ekzekutimi i masave të sigurimit të caktuara ndaj shtetasve Agron Hasa, Kastriot Braha , Aferdita Basha, Dhurata Lazaj, Astrit Zenelaj, Spartak Tarka, Lek Tushaj, Rezart Arkaxhiu,Xhevat Vataksi.

Dhe një herë shprehim vendoshmërinë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për zbatimin me korrektësi të ligjit me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të gjithë atyre punonjësve shtetëror të cilët në mënyrë të kundraligjshme përfitojëe nga funksioni që i është dhënë dhe nxjerrin përfitime materiale për të  tretët ose për vete duke dëmtuar pasurinë shtetërore dhe duke sjellë pasoja të rënda për interesat e shtetit dhe të shtetasve në përgjithësi", thuhet në njoftimin zyrtar.


Lajmi kryesor:

Prishja e barrierës së rrugës për karburantin/ Në burg 2 zyrtarë të ARRSH-së në Durrës, një në arrest shtëpie! 6 në kërkim, mes tyre biznesmeni Mustafa Koka (EMRAT)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?