Dy nga punonjësit që mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së skelës janë dërguar në Spitalin e Traumës. Report Tv bën me dije të kanë mbetur të plagosur Genti Bardhi dhe Euglidios Lika, të cilët kanë marrë plagë të rënda në kokë dhe në trup. Njëri prej tyre do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Shembet skela e pallatit 13 katësh! Nxirren të vdekur nga rrënojat 2 punëtorë, plagosen 3 të tjerë /Video
B.K./ReportTv.al