Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka zbardhur dosjen e plotë të laboratorit ku falsifikoheshin letërnjoftime, pasaporta e viza. Hetimet janë nisur nga prokurori Bledar Valikaj. Artur Bramo, i arrestuar ka rënë në kurthin e një bashkëpunëtori të policisë, i cili është hequr si klientë që kërkonte të bënte dokumente false greke. Artur Bramo i jep garanci për kartën dhe patentën, por jo për pasaportën greke.
- A-O Turo
- B-Unë pot ë shifsha ty\
- A-Ça bëne si kalove?
- B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo
- A-Hajde rrim shkojmë
- ……
- B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë
- maksimumi tre
- A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë
- B-Të mërrkurr të ejnten
- A-E deri të ejnte në drekë
- B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani
- A-Po ja di numrin përmëndësh
- B-Kujt
- A-Atij
- B-Shokut tim o
- A-Ë
- B-Çke me atë ti mo burrë
- A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore
- B-Me të marr ty ore
- A-Ë hë
- B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër
- A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë
- B-Po na një gjë tjetër,mirë
- …….
- A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë
- B-Po
- A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë
- B-Po
- A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
- B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën
- A-Po pra okej
- B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash
- A-Se duhet ta mbështes me na një letër
- B-A ti do kartë Greke?
- A-Kart Greke mo
- B-A do tafto ti pra
- A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato
- kartat shëndetësore,a na një pashaport a
- B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke
- A-Ë kartën,kartën e patentën
- B-Këto,këto I ke të sigurta
- A-Po
- B-Kështu
- A-Ti jap këto unë
- B-Po ma jep fotografinë mua njëherë,tashti si e ke emrin ti
- A-Unë quhem Arjanë
- B-Arjan,unë e kam Arturë
- A-Pezjet edhe pezjet njëqindë
- B-Shiko tani ça desha me thënë unë …
- A-Po,këtu ked he dy fotot,sduhen më shum se dy
- B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri
- A-Meri dy
- B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën
- A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin
- B-Ça klase do ai?
- A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite
- B-Klas të katërt
- A-Klas të katërt po
- B-Për motor sma mban bytha me ja bërë për motor se thot ai ku i bëri ky motorrin,makinën
- përnjëherë
- A-Po
- B-Ça po shkrun ti?
- A-Numrin tëm që tmë marrësh
- B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin
- A-Po,ja tek e ke,mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj
- B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt
- A-Po
- B-E kupton vet ai tashti
- A-Tani vetëm pres telefonë
- B-As mos e diskuto atë muhabetë
- A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër
- B-Si tonat
- A-Përshëmbull dokumentat tona a…
- B-Ça do ti,patenta
- A-Patent na nji
- B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti,jan budallenj njerzit
- A-Po
- B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej
- A-Po pra
- B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli
- A-A shpërndajm
- B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë,tetdhjetmij lek
- shqiptare,Tafton
- A-Po kartën,kart Greke
- B-Kartë Greke,tafto quhet ajo
- A-O Tur hajd pra gjith të mirat.
Lajmi kryesor:
Me 600 € të jepnin diplomë, zbardhen përgjimet e falsifikatorëve në Tiranë, si ranë në kurthin e agjentit: Kur të marrësh kartën, thuaj ‘erdha për domatet’
B.K./ReportTv.al