Zbardhet dosja me përgjime mes Altin Avdylit dhe disa personave të tjerë në qarkun e Durrësit, të cilët mbushën me vota kutitë e votimit në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.
“Shqiptarja.com” zbardh të plotë vendimin e gjykatës së Durrësit, në të cilin evidentohen fakti i mbushjes së kutive të votimit nga persona që qëndronin në Durrës dhe që bashkëpunonin ngushtë me Altin Avdylin, njeriun e akuzuar nga prokuroria për “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Grup të strukturuar kriminal” së bashku me disa persona të tjerë që tashmë janë marë të pandehur në dosjen 339. Mes bisedave të përgjuara është dhe vëllai i deputetit të PS Ilir Ndraçit, Arjan Ndraçi, i cili bisedon me Altin Avdylin, për votat e mbledhura.
Nga përmbajtja kuptohet qartë interesi i familjarëve të deputetit Ndraçi, për të siguruar sa më shumë vota, nën ndikimin e Altin Avdylit. Ky i fundit i garanton që të rijnë të qetë, pasi tashmë e kanë rregulluar dorën në të gjithë zonën elektorale. Siç thuhet në vendimin e gjykatës, hetimet për manipulimin dhe vjedhjen e votave nga disa elementë në qarkun e Durrësit, kanë nisur për akuzën e “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.
Nga hetimi me metoda speciale, si përgjimi telefonik dhe nga aktet e tjera hetimore është evidentuar fakti se Shpëtim Marku, gjatë votimeve për zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara në 25 qershor 2017, ka votuar në emër të babait të tij, Xhemali Marku, ndërkohë që ky i fundit ndodhej jashtë shtetit, në Itali. Gjithashtu, persona të tjerë kanë votuar në emër të shtetasve Jonida Biba, Greta Marku, Hume Marku, Mondi Stafa, Fatime Stafa, Brixhilda Marku, Alfred Stafa, Lirije Tuda, Elsa Tuda, Sokol Plaku, Agim Stafa, Abastri Marku, Bujar Biba, Olgers Koçi, Sokol Koçi, Ikbale Marku, Juela Marku, Xhemali Marku, Median Koçi, Lirim Hysa, Ditmir Hysa, Ferit Hysa, Hajri Hysa, ndërkohë që ato ndodheshin jashtë shtetit ditën e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare me datë 25 qershor 2017. I pyetur për këtë fakt Xhemali Marku, ai ka deklaruar se në periudhën e zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të zhvilluara në 25 qershor 2017, ai ka qenë në Itali dhe se nuk ka marrë pjesë në procesin e votimit, si dhe nuk ka dijeni se kush mund të ketë votuar në emrin e tij.
Por gjatë përgjimeve të kryera nga prokuroria ka rezultuar se Shpëtim Marku, djali i Xhemalit bisedon me Altin Avdylaj, ku Marku i thotë këtij të fundit se ka votuar për babain e tij në zgjedhjet e përgjithshme të datës 25 qershor 2017. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë me këtë përmbajtje si më poshtë vijon
Shpëtim Marku:O Niçe...
Altin Avdyli:hë Timo...
Shpëtim Marku: k’tu o vlla, jot këtu jam mos ki merak fare, këtu jemi
Altin Avdyli: po si do dalim atje mo ja q….m…
Shpëtim Marku: kismet zotit se nuk dalim në humbje shume jo se do fitojmë ma merr mendja do fitojmë, e hudha votën e plakut që o në Itali, këta gjaku im e miqtë e mij e ca janë gjithë këta.
Altin Avdyli: aman o Shpëtim, shife vete aman...
Shpëtim Marku:i k’tu është vëllai jot, vetëm ujë kena pi, këtu do rrimë deriii a kupton...
Lidhur me këtë bisedë, prokuroria ka marë në pyetje Shpëtim Markun, i cili ka pohuar se ditën e votimit, ka shkuar dhe ka votuar në qendrën e votimit të fshatit Shetel që është 12 km larg vendbanimit të tij duke votuar për babain e tij, Xhemali Marku, i cili në atë kohë ndodhej tek vëllezërit e tij, me qëndrim në Mantova Itali. Në qendrën e votimin është paraqitur tek komisionerët dhe njëri nga personat që ishte komisioner ia ka dhënë fletën e votimit dhe ai ka votuar për babain e tij, Xhemali Marku, duke deklaruar se nuk e kujton nëse ka nënshkruar apo jo tek lista e zgjedhësve. Ai deklaron se për votimin në emër të babait të tij e kanë lejuar anëtarët e komisionit dhe nuk ka qenë nevoja për të paraqitur ndonjë dokument identifikimi të tij.
Ndërkohë në një bisedë tjetër të përgjuar mes Arjan Ndraxhi, vëllai të deputetit të PS në Shijak Ilir Ndraxhi dhe Altin Avdylit zhvillohet kjo bisedë si më poshtë, ku nga përmbajtja kuptohet qartë interesi i familjarëve të deputetit Ndraçi, për të siguruar sa më shumë vota, nën ndikimin e Altin Avdylit. Ky i fundit i garanton që të rijnë të qetë, pasi tashmë e kanë rregulluar dorën në të gjithë zonën elektorale.
Altin Avdyli: hë
Arjan Ndraxhi:hë vllai im
Altin Avdyli:mirë jena mos u mërzit se dhe në Shetel e rregullumë dorën
Arjan Ndraxhi:ishalla
Altin Avdyli:shkoi vëllai jot e morëm nja 40-teshi
Arjan Ndraxhi:ishalla...
Altin Avdyli:mos e vrit mendjen...
Arjan Ndraxhi:epo mirë…u lodhët?
Altin Avdyli: jam lodh shumë Arjano, për kokë të kalamajve, s’kam lënë vend vetëm mos u mërzit me knet me Shahin me Shijak e Borak, e me të gjithë zonat komplet…vetëm rri rehat
Arjan Ndraxhi: rrofsh
Altin Avdyli:jena shumë shumë mirë deri tashti, lajmëroje byrazerin Ilirin të rrijë dhe ai i qetë vëlla.
Gjithashtu në datën 24 qershor, rreth orës 21:55, personi Artan Xhixha bisedon me Altin Avdylin dhe së bashku zhvillojnë këtë bisedë si më poshtë, duke diskutuar për një situatë të pakëndshme në një komision zgjedhor. Por që këtë problem do e zgjidhte menjëherë Altin Avdyli.
Altin Avdyli:Hë Llon, ku je?
Artan Xhixha: o Niçe, këta k’tu në Radë janë tu tall me robt.
Altin Avdyli:kush?
Artan Xhixha:Këta kanë marrë lekët e japin nga një pesëdhjetëshe dhe justifikojnë veten…jo veshguesi e gjona...
Altin Avdyli: hajde se e rregulloi unë tashti
Artan Xhixha: jo o burrë se o gjynof.
Në një bisedë tjetër të zhvilluar në datën 24 qershor 2017 mes Altin Avdylit dhe Armelin Zeza i thirur me nofkën “Lino”, të dy së bashku bisedojnë një ditë para votimeve se, elementë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë m’prehur për të ndarë lekë nga zona që ata kanë në mbulim. Për këtë ai duhet të njoftojë dhe Astritin. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Altin Avdyli:hë Lino?
Armelin Zeza: thuj dhe Astritit të bahen gati të dalin k’nej se janë pref LSI për lek sone shumë, a tu ardh ai çuni e di Flori..
Altin Avdyli:çar thu ti re?
Armelin Zeza:kështu si të thashë, mos thuj se të tregova unë se po më plas zemra.
Altin Avdyli: hajt...
Një ditë pas kësaj bisede, sërisht Altin Avdyli dhe Armelin Zeza ose “Lino” pasditen e 25 qershorit 2017 zhvillojnë një bisedë një bisedë, ku “Lino” i thotë Avdylit se në fshatin Rrujek, rezultati është tull fare, dhe se vetë ai kishte vutur 25 vota. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë me këtë përmbajtje:
Altin Avdyli:Alo...
Armelin Zeza:Niçe
Altin Avdyli:hë!
Armelin Zeza:U mbyllën kutiat k’tu.
Altin Avdyli:Ku?
Armelin Zeza:Në Rrubjek,Lini jam o burr.
Altin Avdyli:O Lin, si janë punët në Rrubjek, o Lin?
Armelin Zeza: I myllm, i myllm,i futëm në fund te votimit 25 flet, ca tepruan, janë vulos.
Altin Avdyli: A jena mirë ja q...r...a jo?
Armelin Zeza: mos e rruj k...këtu në Rrubjek jena tull fare, i futëm 25 copë, i vulosëm shpejt, shpejt e shpejt e i futëm në kuti.
Altin Avdyli: hajde, i madh je...
Armelin Zeza: Hajde se do i biem në Shijak tashi, i futëm ato që qenë në fund.
Persona nën hetim
1. Shpëtim Stafa
2. Elidon Stafa
3. Ramiz Tuda
4. Fredi Marku
5. Emilian Tuda
6. Redi Hysa
7. Dalvis Biba
8. Shpëtim Marku
9. Indrit Bici
10. Mehdi Lala
11. Agim Lala
12. Oriada Lala
13. Qazim Lala
14. Bujar Sula
15. Bashkim Allushi
16. Jakup Bregu
17. Altin Lala
18. Kujtim Uruçi
19. Zyhra Lala
20. Qemal Domi.
21. Armelin Zeza
Kjo eshte tepsia e 2017 kshu fiton Edi Rama zgjedhjet
PërgjigjuO Ermal keto muhabete kane nga viti 91 qe bohen, nuk e ka fain rama, te dyja palet kane blere gjithmone vota, por kampion per kete pune eshte LSI.
Tani e dhjeve fare o i ckreur ka nevoj rama per ato gjoja pes vota te vjedhura e perseris gjoja ......
Ju report tv dhe shqiptarja jeni ber pal me pd dhe sali berishen turp tju vije kto gjera nuk jan aspak te verteta nuk ka nevoj ps te blej vota se ka mbeshtetjen e gjith popullit
PërgjigjuKe te drejt shoku Tarras. As PS as LSI nuk vjedhin vota. Jane parti shume te ndershme.
Hetoni sali kriminelin me shok pa keto fallcifikime sali-anali dhe gaz.b... made in babale nuk prishin pun....zerini gjerat me radh...
PërgjigjuMos qesh shum se do te bien dhembet dhe doktor vdekja ka cofur te ti regulloj ....u kuptuam ...hajde
Fajin e ka Saliu, keto nuk prishin pune...hahhaha