Report Tv siguron dosjen e prokurorisë së Krimeve të Rënda që çoi pas hekurave 16 persona në operacionin e koduar “272”, operacion që goditi grupin kriminal të trafikimit të emigrantëve ilegalë drejt SHBA-ve, Kanadasë e Britanisë kundrejt pagesës prej 20 mijë eurosh personi.
Nga përgjimet e kryera prej 2016-s, deri në shkurt-mars 2018, rezulton se ky grup kriminal kujdesej që porositë për karta identiteti të vendeve të BE-s, patenta dhe Pasaporta që i porosisnin të interesuarit dhe fotot e tyre të dërgoheshin online me Viber dhe Whatsapp pasi konsiderohishin si të papërgjueshme.
Në pamundësi grupi përdorte linja autobusësh, ndërsa mosha e personave etiketohej si numri i këpucës.
Më 22 nëntor 2017 Gentjan Stojku, një nga ndërmjetësit e këtij grupi shqiptaro-grek rezulton se është telefonuar nga një shtetas që i komunikon se “duhet të mi dërgosh porositë në ëhatsapp ose Viber, që të shikoj te ato që don se me 99 % i ke si kena folë…”.
Në bisedën e parë të përgjuar dhe renditur si provë nga akuza Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj janë kapur mat duke përgatitur me lehtësi dokumente italiane sikur shqitparët që i blenin ishin me origjinë nga Leçe dhe Milano në itali. Alfred Myrtaj pyet Gentian Stojkun për falsifikimin e një leje qëndrimi në Itali. Në këtë bisedë dy komunikuesit flasin për qytetin që do të shënojnë si vendndodhje të personit që ka porositur dokumentet e falsifikuara.
( Kliko këtu ) për faksimilet e dosjes së falisifikatorëve të vizave )
Biseda mes Gentjan Stojkut dhe Alfred Myrtajt
A.M: deshma me tëp yet për një gjo, e fredi jam alo
G.S: Po ça bone po të dëgjoj
A.M: Ee, këto Leçe janë të gjitha?
G.S: Po
A.M: Me i fjalë, çdo kush atje i merr apo?
G.S: Jo, po kto janë të asaj, pastaj ka edhe Milano ka po komuna ku ka qenë me i fjalë, që kanë dale ato. Kane qenë në at komunë, në at komunë.
Ky grup falsifikonte mjete identifikimi jo vetëm për shqiptarët por edhe për të huajt, përfshi dhe marokenët, ku në një rast janë përgjuar duke përgatitur një “permesso di sogiorno” për një markoken.
Në bisedën e përgjuar më 7 Janar 2017 hetuesit kanë zbardhur dhe skemën se si Stojku me nurmin shqiptar që përfundon me 776 i shpjegon Alfred Myrtaj tek numri grek që përfundon me 878 se si duhet të bëjë kujdes pasi të dhënat janë në frëngjisht dhe marokenit duhet ti përgatisnin një “sonxhorno” nga ato të thejshtat me qese.
Alfred Myrtaj: Ça është ajo?
Gentjan Stojku: Po ai është qyteti e shteti është Makrok
A.M: Eeeee
G.S: Kurse ai është qyteti
A.M: Po kaq gjata e kanë ato….
G.S: Farni pra Farni, futu shikoje po qe se ke internet, se mos ma ngatërron se e ka shkruejt frengjisht ai.
A.M: E di e di se është emër ai pra NOM është.
G.S: Është mbimeri, shiko Prenom është NEME. Kurse Ifrani Ddame është qyteti, shteti është Marok.
A.M: E marr vesh e marr, nga ato “sonxhornot”?
G.S: Jo nga ato të shtrenjtat, nga ato të thjeshtat, nga ato të tjerat që janë me qese.
A.M: Dmth nga ato të thjeshtat
Skema e trafikimit
Një tjetër provë e akuzës për falsifikimet e vizave është porosia e një vajzë nga shkodra ku Florjan Hyseni bisedon e takohet me ndërmjetësin Albet Xhelili duke rënë dakort se të dhënat do ja nis me autobuz dhe ai duhet të bëj pasaportën me emrin e shtetases italiane C.Ambrogia por me foton e shkodranes.
Florjani i dërgon sms Xhelilit “Ky është nr tel shoferit 067……, autobus blu me targa AA… në orën, 12:40 e ke aty sa ti marrësh më difto.
Pasi merr zarfin Alberti i përgjimit me sms: Ok.
24 orë nga marrja e zarfit me të dhënat e vajzës nga shkodra dhe konfirmimin që Hyseni kishte marrë paratë, komunikon sërish me Albert Xhelilin njohur si “berti” duke i konfirmuar se porosia duhet përfunduar.
“Nigjo Florin përfunoje. Ee në rregull? Po përfunoje. E mirë mirë. Nigjo, komplet njashtu sit a kam dhënë unë. Nurmin e këpucës mos ma luaj”.
Laboratori i falsifikimit
Pasi merr pasaportën Florjan Hyseni ja dërgon vajzës nga Shkodra e cila më 16 Mars 2018 lë Shqipërinë duke udhëtuar për në Amerikë por është ndalur në një aeroport ndërkombëtar pasi është pikasur dokumenti fals.
Të ndaluar nga autoritetet policore rezultojnë dhe shtetasit L.S dhe R.H të pajisur me dokumetne false nga ky grup. Ata janë bllokuar në Xhamajka duke udhëtuar me AirCanada për në Toronto.
Në këtë grup janë përgjuar dy efektivët e policisë Arjan Uku, Entela Çali të cilët duke bashkëpunuar me Albert Xhelilin kthejnë patentat e sekuestruara nga policia rrugore për shkelje si dhe fshinë nga sistemi e-gjoba, gjobat e vendosura për shoferë kundrejt pagesave korruptive.