Politikë

Zbardhen porositë e Ministrisë së Drejtësisë për drejtorët e burgjeve

12 Tetor 2021, 19:59| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 20:01

  • Share

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Burgjeve dhe të Policisë së Burgjeve. Në fokus të këtij takimi ishin sfidat dhe problematikat në sektorin e burgjeve, ku Manja kërkoi me këmbëngulje, vigjilencë maksimale për gjithçka që ndodh në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Është detyrim që të realizohet puna me integritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, si administrativ dhe policor, si e vetmja rrugë për të përmbushur detyrën”-tha Manja.

Ndërkaq, u theksua se janë marrë të gjitha masat për të pasur infrastrukturën e nevojshme për të dënuarit dhe ofruesit e shërbimeve.

“Këto detyra janë një përgjegjësi përpara ligjit dhe së drejtës”-theksoi ministri i Drejtësisë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?