Antonio Conte u shkarkua nga Tottenham jo vetën prej mungesës së rezultateve në javët e fundit. Klima në skuadër dhe sidomos në dhomat e zhveshjes ndikoi në largimin e italianit, që në fund nuk ia doli të marrë trofe me Spurs. Nga Argjentina bëjnë me dije se dy kanë qenë shkaktarët që kanë sjellë këtë largim, sulmuesi Richarlison dhe mbrojtësi Romero.
"Marrëdhëniet e ekipit me Conten ishin të këqija, mund ta kuptoni nga fjalët e tij. Madje disa lojtarë i kishin dhënë klubit ultimatum nëse trajneri do të ishte ene italiani deri në fund të sezonit”, raportoi Gastun Edul, gazetari i “TYC Sports”.
Janë pikërisht Romero dhe Richarlison që nxitën edhe shokët e skuadrës për t'i dalë kundër trajnerit, pas fjalëve të këtij të fundit se nuk e kishte ekipin në dispozicion apo edhe pas neglizhencës për disa prej tyre.