Kronikë

Zbardhet akti/ Tre ditë pasi iu vu zjarri, shpronësohen Sarajet e Toptanëve, sa lekë do të marrin pronarët

20 Gusht 2021, 12:11| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 14:14

  • Share

Është miratuar kërkesa për shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë, tre ditë pasi godinës iu vu zjarri qëllimishit

Subjekti kërkues i projektit për “Restaurimi dhe rijetësimin e ‘Banesa e Toptanasve’ është Bashkia Tiranë. Kjo godinë e shpallur monument kulture tashmë i ka kaluar bashkisë së Tiranës, ndërsa vendimi është botuar edhe në fletoren zyrtare. Vlera e parashikuar për shpronësimin është 178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.

"Agjencia  Shtetërore  për  Shpronësimin shpall kërkesën  për  shpronësim, për  interes  publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga  projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”. Subjekti  kërkues  i  këtij  projekti ështëBashkia Tiranë. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni  personat  e  prekur nga  ky  shpronësim, për pasuritë  e  paluajtshme,  pronë  private,  të  cilët do të  kompensohen, sipas vlerësimitparaprak  të llogaritur,   bazuar   në   VKM-në nr.  89,  datë 3.2.2016, “Për  miratimin  e  hartës  së  vlerës  së tokës në Republikëne Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si  dhe  bazuar  në  VKM-në  nr.  138, datë 23.2.2000,“Për kriteret teknike të vlerësimit dhe  të  përllogaritjes  së  masës  së  shpërblimit  të pasurive   pronëprivate, që   shpronësohen,   të pasurive  që  zhvlerësohen  dhe  të  tëdrejtave  të personave  të  tretë,  për  interes  publik”,  për pasuritë  e  llojit  “ndërtesë  banimi”,  konfirmuar me   çmim   mesatar   shitblerjesh   nga   ASHK-ja, Drejtoria  Vendore, Tirana  Veri,me  shkresën  nr. 2482/5   prot..,   datë   17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur.Vlera totale  paraprake  e shpronësimit  është 178   694   456   (njëqind   e   shtatëdhjetë   e   tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë", lexohet në vendim.

Po ashtu mësohet se është shpronësuar edhe Muzeu Etnografik i Tiranës, “Sarajet e Libohovitëve”. Për këtë godinë vlera totale paraprake  e shpronësimit  është 505 843 802.6 (pesëqind e pesë milionë e tetëqind e dyzet e tre mijë e tetëqind e dy pikë gjashtë) lekë. Pas këtij njoftimi, pritet që Këshilli i Ministrave të kalojë aktin përfundimtar, ku pronarët do të marrin paratë, ndërsa godina do të kalojë në pronësi të shtetit. Report Tv më herët ka zbardhur emrat dhe mëson se Sarajet e Toptanëve kanë 25 bashkëpronarë. Vlera e parashikuar për shpronësimin do të ndahet mes tyre.

Kanë kaluar 3 ditë nga zjarri qëllimshëm te Sarajet e Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë dhe ende nuk ka asnjë person në pranga. Kamerat kanë filmuar autorin, i cili kishte vendosur doreza të verdha që e mbronin atë nga flakët dhe me kapele, teksa nxitonte të largohej në drejtim të Sheshit 'Skëndërbej', por uniformat blu nuk kanë arritur që ta identifikojnë e ta vënë pas hekurave për aktin kriminal që kreu. Autori ka shfrytëzuar pjesën e pasme të "Sarajeve", për të hapur 2 vatra zjarri, duke shkaktuar jo pak dëme materiale në këtë monument kulture. Pas zjarrit, për të parandaluar që ky skenar të përsëritet, Sarajet e Toptanëve, monument kulture, do të ruhet nga policia dhe do të bëhet muze. 

Ky zjarr u pasua edhe me akuza dhe kundërakuza. Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj që drejtoi gishtin nga bashkëpronarët, mes tyre edhe gruaja e Bujar Nishanit, pasi sipas tij e kanë bërë me qëllim që të ndalin shpronësimin dhe krimin e kësaj godine në muze, por ish-presidenti e ka mohuar kategorikisht duke e quajtur si një akuzë kriminale.

Historiku i Sarajeve të Toptanëve që në mesnatë iu vu flaka
Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Në fazën e parë kanë qënë me çardak e hajat në ballin kryesor. Shtëpia e zjarrit është bërthama e mjediseve përqark saj. Në katin e parë janë ambjentet ndihmëse ndërsa në katin e dytë, ambjentet e ndenjes dhe anekset e shërbimit, shkallët që ndërlidhin katet janë një ramëshe druri. Në fazën e dytë, në fillim të shek. XX, u bë një rikostruksion i mjediseve si dhe mbyllja e çardakut. Në vitet ‘20 të shekullit të kaluar aty ka qenë selia e Legatës së SHBA. Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr vendimi v. 1883 datë 10/06/1973. Banesa ka nje siperfaqe rreth 354 m2 dhe lartesia arrin deri në 12 m. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës. Brenda në banese ndodhet një “Hamamxhik”, që do të thotë hamam kur ka dimension të vogël dhe ndodhet në hapësirën private të shtëpisë. Këto elemente janë indikatore të zhvillimit të teknikës, stilit të ndërtesave dhe zhvillimit ekonomiko-social të Tiranës në ato vite.

Akti për shponësimin e Sarajeve të Toptanëve

 

Akti për shpronësimin e muzeut

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faleminderit O ZOT!: 20/08/2021 11:25

    Rrofte Partia Socialiste. Menjehere, Sakte dhe Shpejt e moret vendimin, qe patjeter ka qene zgjidhja me e drejte e mundshme, aq me teper qe kjo ndertese paska qene shpallur 'Monument Kulture' qysh ne vitin 1973. Ne fakt ka dashe bere me kohe. Imagjinoni sikur te ishin ne pushtet horrat e ndyresirat e pd me kryekriminelin e tyre?!!.... Ç'fare kaosi e rremuje do te ishte krijuar. Faleminderit O ZOT, qe populli nuk eshte aq budalla dhe e din se ku ta jape Voten e Tij. Natyrisht qe Socialistet nuk jane engjej por as qe diskutohet qe jane 1 milion here me te mire se zgjebaraket e poshter e te hurit e te litarit te pd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?