Mimoza Margjeka

Kronikë

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares Mimoza Margjeka

18 Korrik, 17:53| Përditesimi: 18 Korrik, 17:58

  • Share

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, Apeli, por edhe Gjykata e Lartë kanë shkelur Kushtetutën dhe i kanë cënuar lirinë ish-gjyqtares, Mimoza Margjeka.

Konstatimi është bërë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka pranuar një ankimim të bërë nga ish-gjyqtarja e Apelit të Korçës, duke shfuqizuar si anti-kushtetus vendimet e tre shkallëve të gjyësorit, që i refuzuan kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ish-gjyqtarja Margjeka u hetua nga SPAK dhe gjykua nga Gjykata e Posaçme për veprën penale të “korrupsionit”, vepër për të cilën në dhjetor 2023 dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 3 vjet Shërbim Prove, shkruan A2 CNN.

Gjatë përballjes me drejtësinë, Margjeka qëndroi në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ajo kërkoi shuarjen e kësaj mase kur përmbushi afatin 9 mujor, kërkesë që u refuzua në të tre shkallët e gjykimit. Sipas Gjykatës së Posaçme, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, në rastin e masës “arrest në shtëpi”, afati ligjor i fuqisë së masës ishte 18 muaj dhe jo 9 muaj, me arsyetimin se për “arrestin në shtëpi” nuk vlenin afatet kohore të “arrestit në burg”.

Tetë gjyqtarë kushtetues kanë arsyetuar në vendim se Gjykata e Lartë, duke përdorur disa metoda interpretimi ligjor, duket se ka krijuar në fakt një normë të re procedurale, sipas së cilës, kohëzgjatja e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” është sa dyfishi i “arrestit në burg”, interpretim i vlerësuar si i gabuar.

Për shkak se masa ndaj gjyqtares është shuar në vendimin përfundimtar, dërgimi i çështjes për rigjykim nuk do të sillte rezultat për ish-gjyqtaren Margjeka. Në këtë mënyrë, Kushtetuesja është mjaftuar me shfuqizimin e tre vendimeve të kundështuara si të papajtueshme me Kushtetutën dhe konstatimin e cënimit të lirisë personale të ish-gjyqtares./ A2CNN

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • VËZHGUESI: 18/07/2025 18:22

    E O POP NUK THUHEJ KOTË NË ATË KOHË QË KJO ESOTMIA ËSHTË ZOTI PËR TË GJITHË E DREJTËSIA PËR VEHTE.MIRË MOJ KUSHTETUESI PO HAJDUTI,KRIMINELI NUK KA FAJË ASNJËHERË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?