Lulzim Basha

Zbardhet axhenda e Lulzim Bashës gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Kosovë

19 Korrik 2020, 19:36| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 19:40

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë, pas ftesës nga kryeministri i vendit fqinj Avdullah Hoti. Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës, i shoqëruar nga Edi Paloka, nënkryetar i PD-së.

Ditën e hënë ai do të zhvillojë një takim me Hotin, më pas me presidentin  e Kosovës Hashim Thaçin, si edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin e Ramush Haradinajn.

Kurse ditën e martë, Basha do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Axhenda e plotë e Lulzim Bashës në Kosovë:

Të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:

Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti

VENDI: Kryeministria

Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi

VENDI: Presidencë

Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin

Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani

VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK

VENDI:  Selia e AAK

Ora 17.00 - Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën 

VENDI: Selia e Nismës

Ora 17:45 - Takim me drejtuesit e LDK-së       

VENDI: Selia e LDK

Ora 18:30 - Takim me drejtuesit e PDK-së 

VENDI:  Selia e PDK

Të martën:

Z. Besnik Mustafa, ish-Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Z. Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH

Z. Arben Çejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje.

Komento

Komente

  • tani: 20/07/2020 09:16

    Priteni,priteni ,mire ja u ben armiku i UCK.Perpiluesi i aktakuzes se trafikimit organeve jetesore te serbeve(shtepia e verdhe Burrel).Shpallja ose ma mire perzanja e tij armiku e edepsurzi i popullit shqiptar nga Kosova eshte pergjigjja me e mire qe i behet armiqve te kombit.nDOFTA,NDOFTA AI DO DEPOZITOJ NE GJYKATEN NDERKOMBETARE EDHE DESHMI TE "KRIMEVE" TE UCK.Gjithecka eshte e hapur per te,GJITHECKA PRET NGA AI.

    Përgjigju
  • Toci: 19/07/2020 23:25

    Dy Toca shkojne ne Kosove Njeri trokllacke mulliri tjetri thap e thup thup

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 19/07/2020 19:57

    Turp per ata qe e presin lulzim bashen.dihet roli i tij ne sherbim te serbise me "faktet kriminale"te uck dhe herojve te saj.si eshte e mundur qe thaçi,haradinaj dhe te tjere mund te presin kete person.ai duhet shpallur non grata ne kosove

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?