Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Zbardhet axhenda e presidentit Erdogan në Shqipëri, nga inaugurimi apartamenteve në Laç tek konferenca e përbashkët me Ramën

14 Janar 2022, 21:12| Përditesimi: 14 Janar 2022, 21:58

  • Share

TIRANË-  Në prag të vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Tiranë, Report Tv ka zbardhur axhendën. Erdogan do të mbërrijë në Tiranë në datë 17 janar rreth orës 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.

Pas pritjes në aeroport, presidenti Turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Burime për gazetarin Ermal Qori bëjnë me dije se Erdogan rreth orës 14:00 do të mbërrijë në Tiranë, ku do të ketë një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama.

Fundi i axhendës së vizitës së Erdogan është mbajta e fjalës përshëndetëse në Kuvendi, në orën 17 00, teksa parashikohet që rreth orës 18:30 të niset për në Turqi.

Ashtu siç kishte premtuar presidenti turk Erdogan do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin. Erdogan do të inaugurojë 524 apartamente në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashkimi: 15/01/2022 13:06

    Miresevjen i nderu President Erdogan. Ardhja jote do i forcoje akoma me shume lidhjet tona. Ne te falenderojme per ndertimin e banesave dhe per te gjithe vemendjen qe i kushton ceshtjes shqiptare. Shqiptaret te urojne mirseardhje. Zoti te ndihmofte.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 15/01/2022 06:25

    Po mire mo mire,buk jam kundra vizites se sulltanerdoganit ne Shqiperi. Po nuk u gjet nje date tjeter te pritej sulltanimyslimani,po diten e vdekjes se HEROIT TONE KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTIT??? Bravo o kryetar i "rilindjes" bravo. Çdo bajram i hedh napen e zeze HEROIT TONE KOMBETAR,DITEN E VDEKJES PRET,PERQAFON,PUTH E NDERON SULLTANIN TURK MU NE MES KUVENDIT.Vazhdo ta vrasesh shpirtin perendimor shqiptar si vegel e sulltanin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?