‘E vrava se me ofendonte!’ Kështu ka deklaruar para grupit hetimor Tefik Tashi, 58-vjeçari i cili vrau me sëpatë kunatën e tij Alma Qevanin (motrën e gruas), në fshatin Kusarth në Elbasan.
‘Kishte kohë që më ofendonte, nuk munda ta duroj dot, më ofendonte sa herë... madje edhe në prani të familjarëve.’- mësohet të këtë thënë ai.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se para grupit hetimor ai ka deklaruar po ashtu se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin, 44-vjeçe, pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit që të shkonte në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin. Kjo dyshohet se ka qenë nisja e konfliktit që përfundoi në tragjedi me vrasjen në mënyrë makabre të 44-vjeçares.
Krimi i rëndë ndodhi mesditën e djeshme (17 maj), ku Tefik Tashi vrau me sëpatë Alma Qevanin, në sy të bashkëshortes, motrën e kësaj të fundit. Policia tha se fillimisht ka pasur një debat mes autorit të ngjarjes dhe kunatës së tij, motrës së gruas, që më pas degradoi deri në vrasje. 58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit ndërsa pas arrestimit u tha hetuesve se Alma e kishte sharë dhe kjo ishte arsyeja që e kishte nxehur dhe e kishte goditur.
Gruaja fillimisht u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda. Etleva Qevani, gruaja e autorit tregon se sherri nisi pasi Alma nuk i kishte hapur telefonin Tefikut. Të dy motrat nuk kanë pasur kontakte të shumta me banorët e zonës aty, pasi fqinjët treguan se nuk dilnin shpesh dhe nuk kishin komunikim të vazhdueshëm. Etleva ishte martuar me Tefikun prej dy vitesh.
Komente

Po pse o pijanec ia more jeten? Ashtu si ishe i pire kishe dal tek per tek me te dhe jam i sigurte te kishte bere te vdekur me grushta dhe shkelma aq llum sa je. Shko vrit veten me mire ndyresire.
Përgjigju