Report Tv zbardh një pjesë të dëshmisë së Dan Hutrës, autorit të vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave këtë mesditë në Tiranë. Në deklarimet e tij para hetuesve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, killeri 40-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për makabritetin e kryer.
Për detaje më të plota do të pyetet të nesërmen, por në ballafaqimin e parë ka thënë "E bëra pasi desha".
Ndërkohë kanë dale pamjet nga momenti kur autori shoqërohet në polici.
Lajmi kryesor:
Për 1 orë 3 gra të vrara! Dan Hutra vret motrën dhe kunatën e ish gruas në Paskuqan! Ekzekuton dhe 31-vjeçaren në Kamzë për hakmarrje! Arrestohet pas 7 orësh: E bëra se desha
B.K.//ReportTv.al