E plotë/ Zbardhet dëshmia e gazetarit që publikonte fake news për drejtuesit e policisë! Si funksiononte skema e gjobëvënës

30 Maj, 18:35| Përditesimi: 30 Maj, 22:50

  • Share

Përmes një portali, ku sulmonte e denigronte drejtuesit e lartë të Policisë, Shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi, donte të bëhej drejtor. Aktualisht Kushtrim  Selimi është në kërkim, por në pranga u vendosën zyrtarja tjetër e AMP, Regina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga. 

Media online ‘Weblajm’ ka zbardhur dëshminë e gazetarit Ervis Hasanbega. Ai ka treguar se para rreth 1 muaji, e ka kontaktuar një shoqe e bashkëshortes së tij e cila quhet Regina Zeqiri ose Omeri mbiemri, pasi Omeri me sa ka dijeni ai ka mbiemrin e bashkëshortit.

‘Regina i ka thënë se punon sekretare në Sektorin e AMP në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Ai sqaron gjithashtu se me Reginën është njohur që prej vitit 2013 si dhe njeh dhe  bashkëshortin e saj i cili quhet Fisnik Omeri që mesa di ai punon në Shërbimin Informativ dhe mbulon qytetin e Kavajës. Para rreth 2 muajsh, Regina i ka thënë se është e interesuar se si funksionon menaxhimi dhe mirëmbajtja e një faqeje web me lajme, si dhe rrjetet sociale të lidhura me këtë portal. Duke qenë se ky shtetas ka njohuri në menaxhimin e tyre ka filluar ti shpjegoj pjesën e funksionimit të portalit dhe rrjeteve sociale. Pasi i ka shpjeguar nga ana teknike funksionimin e tyre Regina i ka thënë se: është një person që ka një faqe web dhe rrjetet sociale që do ti lidhi me këtë faqe (Instagram, Facebook, Tik Tok etj) dhe e ka pyetur nëse mund të jetë i lirë për mirëmbajtjen, menaxhimin, hedhjen e lajmeve dhe rritjen e vizitorëve të faqes. Gjithashtu ajo i ka thënë për personin që disponon këtë faqe që e ka për punët e veta dhe nëse jo a njeh ndonjë person tjetër që mund ta bëjë këtë punë.

Ervis Hasanaga i ka thënë se e merr përsipër për të bërë një gjë të tillë, dhe i ka kwrkuar qw paga minimale të jetë 50 mijë lekë të reja. Regina ka rënë dakord dhe i ka thënë që të nisim punën dhe në këtë moment Regina i ka dhënë kredencialet e identifikimit të  faqes https://shqipnews.info.

Gjithashtu ajo më ka nisur edhe link të faqeve të ndryshme nga portali T.... dhe P.... per të kopjuar disa lajme nga këto portale dhe ti hidhja tek portali ynë.

Pasi ka marrë kredencialet: ai është identifikuar dhe ka filluar të mbushte faqen e internetit me lajme të përditshme, për të mbushur historikun (lajme roze, kronikë etj) Lajmet fillimisht i merrte nga portale të ndryshme Shqiptare dhe nga televizioni ku ai punonte.  Pasi faqja u mbush me disa lajme, Regina e ka kontaktuar nëpërmjet Whatsapp dhe i ka sjelle lajme të ndryshme për ti postuar.

Në lidhje me postimin e lajmit të kallëzuesit, ai sqaron se ja ka sjellë shtetasja Regina Zeqiri, së bashku me foton e D. P dhe 2 vendime që ishin të shkruara në gjuhën Italiane të cilat i përkisnin V.P.  Ai e ka pyetur Reginën sesi ta lidh lajmin kur vendimet janë për të vëllain dhe ajo i ka thënë se do shkruhet siç ta kam sjellë unë se nuk ka vend ku te rri se si të qëndrojë në detyrën e Drejtorit të AMP të Tiranës një shtetas i dënuar siç është D.

Në këtë moment ai nuk ka komentuar por ka përgatitur lajmin bashkë me fotografinë, ja ka nisur Reginës për konfirmim sepse kështu bënte më çdo lajm që sillte Regina, dhe ajo ja ka konfirmuar për ta postuar. Pas konfirmimit të saj, ai e ka postuar lajmin në faqen e internetit shqipnews.info dhe në rrjetin social Facebook SHQIP NEWSS që i përket faqes Shqipnews.info.

Ai ka sqaruar gjithashtu se shtetasja Regina Zeqiri i ka dërguar lajme për zëvendës drejtorin e policisë së Durrësit shtetasin Bujar Delialliasi, Drejtorin e Policisë Neritan Nallbati, Drejtorin e Policisë Rebani Jaupi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e AMP Florjan Sulejmani, shoferin e Drejtorin të Përgjithshëm të Policisë Altin Brahja, Drejtorin e DIT në Polici Ervin Muça etj që për momentin nuk i mbahen mend. Pra konkretisht lajmet nga administrata e Policisë që janë botuar në faqen Shqipnews.info ja ka sjellë të gjitha  shtetasja Regina Zeqiri. Mund të përmend ketu titujt me shkrimin: “Si u shitën gradat e policisë nga Muhamet Rrumbullaku dhe Florjan Sulejmani”, “Ç’pritet të dalë nga përgjimet e Prokurorisë”, “Ortakët e Krimit dhe tradhtarët e Amerikanëve si kupola e Policisë së Shtetit dekonspiron operacionet e Spak”. “Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati kapet në përgjime nga DEA” dhe lajme të tjera titujt e të cilave nuk i kujtohen për momentin.

Në lidhje me pagesën shtetasi Ervis Hasanaga sqaron se; pagesën për këtë shërbim e ka marr nga një person i panjohur për të e ka kontaktuar në aplikacionin “Whatsapp” por këtë person ja ka dërguar Regina e cila e ka telefonuar më parë dhe i ka thënë që do të marri dikush në telefon për të të bërë pagesën e muajit për mirëmbajtjen e faqes së internetit dhe hedhjen e postimeve. Këtë person e ka takuar tek zona e “Bllokut” në afërsi të Mr.Chicken në fillim të muajit Maj 2024 dhe pasi e ka takuar ai i ka dhënë 600 Euro duke përfshirë këtu hedhjen e lajmeve në portalin shqipnews.info dhe në rrjetet sociale si dhe mirëmbajtjen e tyre.

Gjithashtu ai shton se ditën e djeshme më datë 28.05.2024 Regina Zeqiri (Omeri) i ka thënë që do më kontaktoj një numër në telefon ndërsa ai i ka thënë se përse do të komunikoj pasi do që të merret më me këtë punë. Ajo i ka thënë se pa merak se nuk është gjë e keqe. Pas kësaj bisede Regina i ka thënë që të instaloj Telegramin dhe pasi e ka instaluar rreth orës 20:45 e ka telefonuar një numër italian në këtë aplikacion dhe pa u prezantuar i ka thënë se e hapëm portalin pasi donim të kishim diçka tonën dhe se për pjesën e pagesës nëse të pyesin si e ke marr thuaj që e ke marr me Cryptovalute (kriptomonedhe digitale). Ndërsa për pagesën e muajit Maj të cilën s’ja kishte dhënë akoma i ka thënë se ishte jashtë shtetit dhe se do ja jepte kur të kthehej dhe se do lidhej me “vajzën” (që nënkuptonte Reginën) pasi emrin nuk ja përmendi në asnjë moment. Më pas më tha që mbaje numrin tim për ç’farëdolloj gjëjë dhe se numri ishte +393510381342.

Nga ana jonë, pas marrjes së deklarimit të shtetasit Ervis Hasanaga, është bërë shoqërimi i shtetases Regina Omeri e cila është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, ku në deklarimin e saj, lidhur mbi portalin Shqipnews.info si dhe shtetasit Kushtrim Omeri dhe Ervis Hasanaga, ka deklaruar se:

Në lidhje me portalin Shqipnews ajo deklaron se nuk e njeh pronarin e këtij portali vet personalisht, por lidhjen me këtë portal e ka pasur një koleg i saj i punës i cili quhet Kushtrim Selimi. Me Kushtrimin ka rreth 3 vjet që njihet pasi ka qënë specialist në Drejtorinë Rajonale të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore Durrës. Para rreth 2 muajsh Kushtrimi i ka thënë që i duhet një djalë që merr vesh nga faqet e Internetit dhe rrjetet sociale për të menaxhuar një faqe të tille. Pasi është menduar i ka sugjeruar shtetasin Ervis Hasanaga, të cilin e njeh pasi ish bashkeshortja e tij Ejona Manjani është shoqja e saj e ngushte. Ervisi me sa ka dijeni, punon si gazetar në A2 CNN, në Tiranë. Ka kontaktuar me Ervisin dhe e ka pyetur nese kishte mundesi të menaxhonte një faqe interneti së bashku me rrjetet sociale. Ai i është përgjigjur se e merr ai përsipër këtë pjesë por duhet të diskutonin për pagesën mujore dhe ajo i ka thënë që vendos një shifër të pranueshme. Ervisi ka vendosur për shumën 50.000 lekë të reja në muaj dhe pasi është konsultuar me Kushtrimin i ka thënë që pagesa mujore që kërkohet është 50.000 lekë të reja dhe ai ka rënë dakord. Duke qënë se ajo nuk merr vesh nga portalet, Ervisi ka filluar të hedhë të dhëna në portalin Shqipnews.info duke plotësuar fillimisht kategoritë e kronikës që përfshin lajmet e fundit nga Shqiperia, Lajmet Rozë, Shoëbizz, Lifestyle etj. Ndërkohë ajo i ka nisur Ervisit disa lajme dhe linke të ndryshme nga portale të tjera që ai të bënte lajmet. Ajo i ka nisur një lajm për Altin Brajen shoferin e Drejtorit të Përgjithëm të Policisë së Shtetit, dhe një lajm për Drejtorin e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore Tiranë D.P. Të dyja këto lajme ia ka nisur Kushtrim Selimi.  Deklaron se ajo nuk është se i ka lexuar me detaje përmbajtjen e lajmeve por thjesht siç ia niste Kushtrimi ja dërgonte Ervisit për publikim në faqen Shqipnews.info dhe në rrjetet sociale të lidhura me këtë faqe. Të gjitha lajmet që i vinin nga Kushtrimi ajo ja dërgonte Ervisit nëpërmjet aplikacionit Whatsapp.

Shtetasja Regina Omeri është pyetur nëse i ka bërë ndonjë pagesë shtetasit Ervis Hasanaga dhe nëse po në çfarë mënyre e ka bërë atë, dhe ka deklaruar se:

Ajo personalisht nuk e ka paguar shtetasin Ervis Hasanaga, por pas 1 muaji Kushtrimi ka diskutuar me Reginën për mënyrën e pagesës së Ervisit dhe i ka thënë që ti thoshte se Ervisin do e merrte në telefon një djalë dhe do ti çonte pagesën në Tiranë. Ajo ka telefonuar Ervisin dhe i ka thënë që do ta merrte dikush në telefon për të të sjellë pagesën dhe Ervisi ka rënë dakord. Ervisi ka folur personalisht dhe ka takuar këtë djalin dhe i ka konfirmuar se ka marrë shumën për 600 euro por ajo nuk e njeh se kë djale i ka cuar Kushtrimi për të bërë pagesën dhe aktualisht nuk e ka as numrin  tij të telefonit.

Shtetasja Regina Omeri paguar ndonjehere në lidhje më shërbimin që ka kryer  për faqen Shqipnews.info dhe nëse po cfarë shume keni pervetesuar dhe nga kush është paguar dhe është shprehur se nuk është paguar asnjehere në lidhje me këtë faqe pasi siç ka deklaruar me sipër nuk ishte aq aktive në këtë pjese thjesht i dërgonte lajmet që i sillte Kushtrimi shtetasit Ervis Hasanaga.

Shtetasja Regina Omeri është pyetur se kush është arsyeja që Kushtrimi kërkonte dhe publikonte lajme të tilla në portalin Shqipnews.info dhe ka deklaruar se nuk e ka idenë se përse e bënte Kushtrimi një gjë të tillë, por në disa biseda të shkurtra që ka kryer me të pa interes nga ana e saj i bënte për arsye personale pune. 

Është pyetur nëse ka dijeni për ndonjë përson tjetër të përfshirë në administrimin, futjen ndryshimin apo fshirjen e të dhënave në portalin Shqipnews.Info dhe ka deklaruar se nuk ka dijeni dhe as nuk ka qënë e interesuar që ta dinte. Siç ka deklaruar dhe më sipër di që me këtë portal merret Ervisi dhe lajmet ia dërgonte Kushtrimi.

Shton se ajo nuk e dinte që po konsumonte vepër penale për publikimin e këtyre të dhënave dhe gjithashtu ajo nuk njeh asnjë nga përsonat për të cilët janë bërë lajmet të cilat ia dërgonte Kushtrimi siç është D. P, Altin Brahja dhe Drejtues të tjerë të Policisë.

Është shumë e penduar në lidhje me veprimet që ajo ka kryer, por i ka bërë pa i menduar dhe pa pasur informacionin e nevojshëm për pasojat që mund të sillnin më pas, sepse mendon që këto lajme mund ti kenë publikuar edhe portale të tjera.

Për sa më sipër, ajo u kërkon falje të gjithë personave që janë përfshirë në këto artikuj direkt apo indirekt.

Nga sa më sipër, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fusnin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike, në format teksti dhe fotografie, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike në paisjen kompjuterike server, të cilat shfaqeshin online për publikun, në faqen e internetit me Domain https://www.shqipnews.info ku përfshiheshin titullarë institucionesh duke denigruar figurën e tyre.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erisa: 31/05/2024 11:49

    Sa shkruhet me lart, nuk ka asnje element te te ashtuquajturit falsifikim kompiuterik. Por individe qe publikojne lajme nder to per elemente policor te larte per perfshirje ne veprimtari te parregullt detyre. Dhe qe keto zyrtare policore e klasifikojne si denigrim te fytyre se tyre. Qesharake komplet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?