Zbardhet dëshmia e ish drejtorit të bankës, i vodhi 30 mijë dollarë klientit

14 Maj 2020, 15:11| Përditesimi: 14 Maj 2020, 15:26

  • Share

Gjykata lë në burg Florant Nakon ish-drejtorin e filialit të një banke të nivelit të dytë i cili në janar i ka vjedhur klientit 30 mijë dollarë. ReportTv zbardh ekskluzivisht dëshminë e Nakos, i cili para hetuesve ka pranuar krimin duke thënë se i duheshin paratë për të shlyer dëmin e një aksidenti ku ishte përfshirë.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se pasi ka vjedhur paratë Nako ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku është kthyer prej andej në fund marsin e këtij viti.

Pasi është provuar vjedha e cila është denoncuar nga vetë banka, ai është prangosur ndërsa  do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve ku dyshohet se ka ndërhyrë edhe në të tjera llogari klientësh.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 14/05/2020 15:50

    ME TE VJEDH DHE KY SURRATMUT,,,HAPU DHE TE FUTEMI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?