Foto ku ndodhi atentati

Kronikë

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër/ Autori mbante dy armë e jelek antiplumb! Hyri në lokal e qëlloi, më pas doli nga dera e dytë e grabiti automjetin

8 Shtator, 12:25| Përditesimi: 8 Shtator, 12:42

  • Share

1757318134_atentatishkoder.jpg

Zbardhet dinamika e atentatit me dy viktima dhe dy të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. Gazetari Sokol Dema raporton se autori Ragip Gila ka qenë i armatosur me dy armë, si dhe ka pasur të veshur jelek antiplumb.

Ai ka hyrë brenda në lokal dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Më pas ka dalë jashtë nga dera e dytë e lokalit, në një rrugicë pas bashkisë së Shkodrës, ku me armë në duar ka ecur për disa metra dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur automjetin tip BMW ngjyrë gri, me të cilin është larguar.

Gjatë rrugës në ikje, ai është përplasur me dy automjete, e pasi ka mbërritur në lagjen Skënderbeg, ka braktisur mjetin dhe në këmbë ka tentuar të largohet nga lumi Kir. Policia, përmes forcave Shqiponja, ka arritur ta ndalojë dhe vërë në pranga, duke i sekuestruar dhe armët.

Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, anëtar i fisit Bajri, dhe vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). Të vrarë mbetën miku i tij, Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi), truproja. Plumbat kanën edhe kamarieren 25-vjeçare të lokalit ku ndodhi ngjarja, Meri Kaceri, e cila ka dëmtime të lehta.


Lajmi kryesor:

Masakër në Shkodër me 2 të vrarë! Plagoset anëtari i Bajrave dhe kamerierja! Pranga autorit: Doja të vrisja Erogenin! ‘Bastisen’ banesat e fisit Lici (FOTO+VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?