Zbardhet dosja e plotë e pedofilit të Fierit! Video që çoi në pranga 73-vjeçarin: Shenjat me lazer e ‘joshja’ me çokollata tek koteci i pulave

28 Prill 2020, 20:14| Përditesimi: 28 Prill 2020, 20:23

  • Share

Zbardhet dosja e plotë e pedofilit të Fierit, 73-vjeçarit Leonidha Rapushi, që akuzohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur në një nga fshatrat e këtij qyteti. E mitura 9 vjeç dyshohet se është abuzuar seksualisht qysh prej muajit gusht 2019 nga personi i arrestuar dhe tashmë mbyllur në burg nga gjykata e Fierit. Por megjithëse abuzimi seksual ndaj vajzës dyshohet se dihej edhe nga nëna e të miturës, ajo nuk ka denoncuar ngjarjen në polici, për shkak të frikës se Leonidha Rapushi, do i bënte diçka të keqe vajzës së saj.

Dijeni për abuzimin seksual ka pasur dhe gjyshja e të miturës, e cila që prej muajit gusht 2019 thotë se ka survejuar Leonidhën disa herë dhe e ka parë që i jepte mbesës së saj çokollata në mënyrë që ta afronte. Gjithçka është zbuluar nga psikologia e shkollës ku vajza studion, më të cilën ka marrë kontakt nëna, duke i treguar për abuzimin seksual ndaj vajzës së saj. Psikologia sapo ka mësuar këtë skandal pedofilie, ka njoftuar menjëherë policinë e Fierit, e cila më pas ka marrë kontakt me nënën dhe vajzën e mitur. Në rrëfimin e saj para policisë, vajza ka treguar se Leonidha Rapushi, ka abuzuar seksualisht me të që prej muajit gusht e në vijim.

“Shkoja tek shtëpia e tij, ku ai ka një dhomë ku qëndronte aty, ai kryente veprime seksuale me mua. Gjithashtu ai më ka thënë, që kur ai drejton lazerin tek shtëpia e saj apo kur i bie telit të rrobave ose kur ngeh muzikën e kasetofonit të shkoja tek ai. Ai është zhveshur para meje dhe ka kryer veprime seksuale të vazhdueshme”, - ka treguar në polici minorenia.

Por kjo dëshmi është kundërshtuar nga personi i arrestuar, Leonidha Rapushi, i cili gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se nuk ka kryer asnjëherë veprime seksuale me vajzën e mitur. Por si provë kyçe që ka shërbyer për të bindur policinë në arrestimin e Rapushit ka qenë një video-përgjim të kryer nga vetë vajza minorene, gjatë një moment kur ka qenë në takim me pedofilin. Idenë për të përgjuar 73-vjeçarin Rapushi me video, vajzës së mitur ja ka dhënë gjyshja e saj.

Vajza e abuzuar seksualisht më tej në rrëfimin e saj në polici ka shtuar se:  “Para disa ditësh, Leonidha Rapushi, i ka hedhur nga baçja një çokollatë kur ishte duke luajtur tek koteci i pulave”. Të gjitha këto veprime nga Leonidha Rapushi, kryheshin me qëllimin e vetëm që vajza e mitur të mbante një raport të afërt me të moshuarin, me qëllim që ai të abuzonte seksualisht me të.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 29/04/2020 11:40

    Janë shumë të rëndësishme instancat si ekipi i psikologëve në çdo shkollë, pasi bëjnë një punë të lavdërueshme me fëmijët duke ndihmuar si prindërit, por edhe vetë fëmijët e abuzuar. Punë të cilën që nuk e bëjnë dot prindërit, pasi nga njëra anë nuk ndërtojnë dot raporte të shëndetshme komunikimi me fëmijët, janë tërë barriera psikologjike por edhe të paditur dhe nga ana tjetër janë aq të shtypur nga kultura e tabuve dhe presionit social sa më mirë preferojnë të shkatërrojnë fëmijët dhe vetevten sesa të shkatërrojnë pedofilët, apo kriminelët e fëmijëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?