Vrasja e Pjerin Xhuvanit nga Struktura e armatosur e PD/ Zbardhet dosja e prokurorisë: Nëse do kishin ndërhyrë dy ish.zv-drejtorët e policisë, krimi do ishte parandaluar

28 Qershor 2022, 17:01| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 11:37

  • Share

TIRANË- Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mund të ishte parandaluar! Kështu thuhet në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit dhe “fajtor” për këtë janë 2 zv. Drejtorët  Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të cilët ndonëse mbërritën në vendin e ngjarjes atëherë kur kishte vetëm një konflik verbal, nuk morën masa që konflikti të mos degradonte me përdorimin e armëve.

Në dosje, thuhet se nëse 2 zv.drejtorët do të kishin shoqëruar Mehmet Grecën, që PD-ja pretendonte se po blinte vota në favor të PS, para se t’i vinin për ndihmë Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Cela, Marsel Rroka, etj atëherë nuk do të kishte gjakderdhje në qendër të Elbasanit, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare. 

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, rezulton se në orën 14:00, ditën e vrasjes, dy zv.drejtorët mbërritën të parët në vendngjarje, pas njoftimi të bërë nga ish-zyrtari i policisë, Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan. Ky i fundit pretendonte se kishte ndaluar një mjet, pasi kishte dyshime se po shpërndante para në favor të PS. Në dosje thuhet se 2 zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë.

Në këto momente, sipas dosjes, teksa ata po bisedonin me Arjan Hoxhën, kanë ardhur me një makinë tre automjete, Pjerin Xhuvani, Plarent Xhaferi, dhe një i skeduar, Luan Tabako, Marjo Cela, Gentian Sharra, i arrestuar nga operacioni ‘Plumbi i artë’. Më pas, palët u konfliktuan mes tyre dhe pati shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën 4 të tjerë. Për vrasjen e Xhuvanit akuzohet ish- efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, ndërsa dy personat që qëlluan në drejtim të tij nuk janë identifikuar.

“Nga ana e dy zv. drejtorëve, Albert Nushi, drejtor i Hetimit për Krimet, dhe Nikollaq Palla, drejtor i Hetimit për Rendin, dhe nga ana e trupës policore të Forcave të Posaçme Shqiponja nuk është vepruar fillimisht për të shoqëruar Mehmet Grecën dhe mjetin e tij. Moskryerja e këtij veprimi ka lejuar miqtë e Mehmet Grecës që të marrin territor dhe të dominonin në prani të Forcave të Policisë të shtetit”, thuhet në dosje.

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, 2 ish- zv.drejtor i Policisë së Elbasanit u lanë dje në arrest shtëpie, pasi kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Ndaj tyre rëndon akuza se të dy kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandaluar vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen. Ndërkohë, 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Më konkretisht Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu të cilët po ashtu kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Roli i Albert Nushi dhe Nikollaq Palla në vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë qenë të parër që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa në dëshminë e publikuar më herët në media, ato kanë dhënë sqarime se si nisi konflikti i armatosur.

“Ai i ka thënë që kemi ndaluar këtë mjetin ML, ngjyrë të zezë pa targa, e cila ka brenda karta identiteti dhe po shpërndan lek nëpër votues. Në këtë moment unë i them përgjegjësit të grupit Shqiponja që shoqëroni personin në Drejtori së bashku me mjetin pa targa. Në këtë kohë plasi rrëmuja, filluan të konfrontoheshin me njëri-tjetrin dhe unë dëgjova të shtëna armësh që vinin nga mesi i pallateve jo në rrugën kryesore ku kishim qëndruar makinën ne”, mësohet të ketë deklaruar Palla lidhur me ngjarjen.

“Ai me sqaron se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, shtetas tjetër me arsyen sipas tij se ai person po bente veprime për blerje votash për një subjekt politik. Ai me tregoi se atij personi që kishin bllokuar i përkiste mjeti, fuoristrada e zezë të cilen ma tregoi me gisht dhe ishte ajo që cilesova më lart gjatë deklarimit. Arjani me tha se brenda në ate mjet ka para , lista emerore. Nga aty ku isha kam kthyer koken andej nga vinin krismat dhe kam vënë re se aty ishte e parkuar një makinë e vogel, veturë ngjyre e zeze, pra e parkuar tek rruga e prishur, rruga qe po riparohet. Kam vënë re duke parë mbi pjesën e sipërme të asaj veture, nga pas saj, një person i cili ishte i ulur, mbështetur ne njërin gju dhe shtinte me pistoletë pa nderprerje, në drejtim të grumbullit të personave që ishin në këmbë pranë blloqeve të betonit”, ka deklaruar Nushi ndër të tjera. Me “ai”, 2 ish-zv drejtorët i drejtohen Arbër Paplekajt, i cili ka qëlluar duk lënë të vdekur në vend Pjerin Xhuvanin.

Ndërkohë në burg për këtë ngjarje është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s.

Kush është Albert Nushi, ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, i përfshirë edhe në dosjen ‘Babale’
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklaruan aso kohe se Albert Nushi, si edhe disa vartës të tij, u larguan me vrap, sapo ndërmjet palëve në konflikt nisi debati, i cili përfundoi me përdorimin e armëve. Raportohet se një nga grupet në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla. Ky informacion i publikuar nga mediat ende nuk ka një konfirmim. Sipas mediave këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri nga policët nuk ka reaguar.  Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë, Nushi ka rezultuar edhe në dosjen Babale. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës, dhe se ai i kishte rrëfyer se ka interpretuar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron apo Agron Xhafës në përgjimet e dosjes 'Babalja'. Ai është shprehur se me Alizotin nuk ka komunikuar më shumë se 3 herë përmes telefonit.

Si ndodhi ngjarja
Vrasja e Pjerin Xhuvanit u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Çfarë ishte Struktura e Armatosur për Mbrojtjen e votës
 Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, zbuloi skandalin se Partia Demokratike ka ngritur një grup të armatosur për mbrojtjen e votës në 25 prill. Quhej "Struktura për Mbrojtjen e Votës" (SMV). Lajmi u bë  publik me zë dhe me figurë nga ish- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin te paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture. Bardhit tha aso kohe se vrasësi Arber Paplekaj "ishte pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryente në ato moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Strukturat e Mbrojtës së votës, kishin në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit".  Struktura për Mbrojtjen e Votave përdorte furgonë të njëjtë si në ditën kur ndodhi vrasja në Elbasan, me të cilët ky grup paraushtarak patrullonte qytetet duke pretenduar se garanton votën e lirë.

Ora 17:20
Kush është ‘ushtari’ i Nuredin Dumanit, i pranishëm në vrasjen e bujshme të Pjerin Xhuvanit! I sekuestruan 5 mln euro pasuri

Në vendngjarje, ditën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ka qenë edhe Gentian Sharra. Ky i fundit është arrestuar nga operacioni “Plumbi i artë”, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Gentian Sharra ishte një ndër personat që shkuan në ndihmë të Mehmet Grecës, pasi ishte kapur nga struktura e Armatosur e PD-së, sipas tyre duke blerë vota në favor të PS-së. Kujtojmë që pak ditë më parë, Gentian Sharrës iu sekuestruan 5 mln euro pasuri, me vila, biznese dhe qindra hektarë tokë. Ai ka qenë i dënuar më parë trafik droge. Gentian Sharra cilësohet edhe si mik i ngushtë me personin më të kërkuar në Shqipëri, Talo Çela.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bobi: 28/06/2022 21:01

    Mjere ai qe iku dhe nuk kthehet me,por edhe ato qe u plagosen apo ai tjetri qe po ben burg.Pse ndodhi e gjithe kjo per Ramen ap Bashen.Per Taon apo Bardhen.Ai iku dh nuk kthehet me kurse ky tjetri duke qene mire e bukur shkon ne kokerr te burgut dhe shkaterron familjen se dhe familja e vrasesit se ka te lehte.Por edhe kur te dal perseri do rri me koken pas sepse hasmi s'fle thote populli.Kurse Tao mbreteron ne Fier.Vertet beson kush qe Taulanti do te mund te marr 21 600 vota. E kuptoni cfare eshte luajtur ne Elbasan ne zgjedhje.Qifi bashke me te gjithe te fortet e qarkut me Kamer Mehja and co mori per dhendrin e Adit ne zgjedhje 11 000 vota. Vetem Suel Cela ka hedhur mbi 3 miliarde leke per vota.Shto ketu dhe aktorin e deshtuar qe na del ne tv dhe jep mend Luca jrn.Prandaj del dhe flet gjithe pathos sepse ka marr prona me 1 euro ne gjithe qarkun dhe nuk paguan punetoret si duhet.Skllaveri ne kohet moderne.Babloku e di ku fitohen zgjedhjet.Ne Shkoder me Tom Doshin,ne Elb me Qif Rakipin dhe Kamer Mehjan e Suel Celen,ne Dr me Rrumin dhe Hajret e Abdylet e Shijakut.Ne Diber me Ymer Lalen.Pastaj babloku i kenaq me tendera dhe lejim te aktiviteteve te paligjshme.Doli Dumani dhe shume nga keta jane ne arrati ose ne burg.Do ti nxjerri Rama se do i duhen ne zgjedhjet e ardhshme 2025.Per aq kohe sa i ka kapur gafil dhe i kercenon me burg ato do ti sherbejne serish atij.Kurse per Zv drejtoret e policise ne kete rast me dhimbsen.Me dhimbsen sinqerisht se u ndodhen ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar.Te gjthe protagonistet e grupit kriminal te Ps ishin denoncuar qe me 14 mars dhe policia nuk nderhyri se mbrojten bablokun kur e shane.Ne cilin vend te botes dhunohen qytetaret pse shprehin hapur mendimet e tyre dhe policia nuk nderhyn.Te gjithe pervec Lan Tabakut ishin denoncuar.Te paret qelluan grupi krimanal dhe iu pergjigj grupi tjeter.Policet e shkrete mire qe shpetuan koken ne ato momente

    Përgjigju
    • Bobi 1: 29/06/2022 01:08

      Shume i sakte bobi, dhe jo vetem kaq Ate dite qe ka qene rama ne elbasan ka pase urdher per te qelluar hasmin nqs do te vinte ne shesh, por nuk doli nga strofulla, Dhe ishin njerezit e tjere qe bene sherrin sic e pate.. Ndersa naten e votimeve ishin ngjitur gjithe kohen me taon grupi, Dhe vetem fishekzjarre jane hedh mbi 10 milion kur mori fitoren tao, Te gjithe institucionet ne elbasan e durres e tirane e shkoder Jane me njerez kriminele dhe te aferm Te tyre kudo ne patenta targa koalidim, tatime, dogana, kufi, bashki e hipoteka... kane zaptu cdo vend njerez me precedent me vendim gjykate te denuar dhe sguxon kush te flas..

  • Maks: 28/06/2022 17:36

    Po te nderhynin policat dhe konflikti me arm sdo vriste xhuvanin por do vriteshin policet Kush do mbante pergjegjesi gazetaret prekuroret apo politika

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 28/06/2022 19:30

      Mir e ka ky yyyyy ja por shqupi ka treguar se nuk I dhimset as polici as populli. Policin e shkret e therret detyra dhe duhet ti dal per zot. Keta kan 30 vjet qe e kan treguar me vepra se si dhimset gje jo vetem qe te vrasin por edhe te zhdukin. Shkurt fashista me ne krye sal neokomunistin.

    • Yyy: 28/06/2022 18:39

      Hajde idiot hajde, po është puna e tyre të ndërhyjnë mo pall, të kishin zgjedh një punë tjetër kur nuk ua mban bytha.

    • Alb: 28/06/2022 18:11

      Bardhi i trojes per ate u be lufta per thebyn e bardhushkes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?