Zbardhet dosja/ Si u gjobit me 5 mijë euro dhe u kërcënua biznesmeni korçar

7 Gusht 2019, 07:37| Përditesimi: 7 Gusht 2019, 07:58

  • Share

Edison Lumi, 37 vjeç, u arrestua të hënën nga Policia e Korçës, pasi nën kërcënimin e një thike, i kishte kërkuar 5 mijë euro me forcë një biznesmeni në fushën e shërbimeve. “Shqiptarja.com” zbardh rrëfimin e biznesmenit korçar që çoi në pranga Edison Lumin pas hetimeve të drejtuara nga prokurori Julian Kristo.

DESHMIA E BIZNESMENIT
Në datën 04.08.2019, në oren 11:30, është  paraqitur  në Drejtorinë  Vendore të Policisë Korçë  dhe ka bërë kallzim penal shtetasi A.Ç, ku veç të tjerash ai kallëzon se: “... Në  datën 24.07.2019, në darkë, shtetasi Edison Lumi ka ardhur  tek lokali im FastFood që ndodhet përballë  Katedrales dhe jashtë lokalit më ka thënë se për dy ditë ti jepja pesë mijë euro, ose  në të kundërt do të më vriste ose do të më digjte lokalin...Eurot i donte me prerje 500-çe. Unë  duke ditur  se ky person kishte patur probleme me sjelljen edhe me persona të tjerë në qytetin e Korçës, i kam thënë të shikonte  hallin e  tij se  nuk kishte punë  me mua, duke  e nënvleftësuar atë  kërcënim që më bëri. Në datën 25.07.2019 unë kam ikur me pushime në Greqi dhe jam kthyer nga Greqia në datën 31.07.2019 në darkë. Në këtë datë në mbrëmje, ora 23:00-23:30 unë po qëndroja tek lokali im me disa shokë të mi, midis të cilëve ishte edhe shoku im P.KK. Duke qëndruar para lokalit aty përsëri ka ardhur Edison Lumi dhe më është afruar dhe në dorë mbante një thikë. Ai duke më drejtuar mua thikën më ka kërcënuar dhe më ka thënë se kur do t’i jepja lekët që kishte kërkuar. Në këtë moment unë i kam thënë të ikte pasi isha në hallin tim, edhe shoku im P. i ka thënë atij të largohej. Ky person u largua  për momentin megjithëse na kërcënoi me thikë dhe me fjalë dhe ka kaluar disa herë afër lokalit  duke  na  sharë dhe ofenduar nga larg. Sot në datën 04.08.2019, unë kam qënë duke pirë kafe me shokun tim K. A. dhe i kam treguar atij për çfarë kishte ndodhur me shtetasin Edison Lumi...K. më ka thënë se para disa kohësh edhe atij i kishte ndodhur e njëjta  gjë  me shtetasin Edison Lumi, pasi ky  i fundit e kishte goditur K. duke  e dëmtuar për shkak se i ka kërkuar lekë dhe K. nuk ja kishte dhënë. Në lidhje me këtë shtetas K. kishte bërë denoncim në polici. Ndihem i kërcënuar nga shtetasi Edison Lumi i cili pa asnjë arsye  më ka kërkuar mua 5000 euro dhe më ka kërcënuar me thikë. Kërkoj ndjekje ligjore ndaj këtij shtetasi pasi ai mund  të kryejë krime  të tjera të këtij lloji, duke  qënë me sa di unë ky shtetas ka qënë në kërkim pasi ka qënë  i akuzuar më parë për vrasje dhe ndaj tij vetëm kohët e fundit janë bërë disa kallzime për ngjarje të këtij lloji. Shtetasin Edison Lumi nuk e njoh më parë dhe nuk kam pasur asnjë lloj mardhënie as me të  dhe as  me ndonjë të afërm të tij”.

SI SHPETOI ME DY VRASJE NE 1999
Ashtu siç e përmend edhe biznesmeni korçar ën dëshminë e tin Edison Lumi rezulton se është dënuar në vitin 1999 për vrasje të dyfishtë me 12 vite e 6 muaj burg, por që nuk ka bërë asnjë ditë në qeli, pasi në vitin 2010, me vendim të Gjykatës së Korçës, dënimi i tij është parashtruar. Lumi ishte 17 vjeç atëhere dhe rezulton se ai ka qenë në kërkim në listën e Interpolit deri në vitin 2013, por që ai ishte falur nga drejtësia shqiptare me procedurë, që në vitin 2010. Në vendimin e Gjykatës së Korçës, datë 6 gusht 2010, deklarohet se Edison Lumi, nëpërmjet një avokati i ka kërkuar gjykatës shuarjen e dënimit, duke pretenduar se dënimi është parashkruar. Sipas nenit 68 të Kodit të Procedurës Penale: “Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar 10 vjet për vendimin që përmban dënim 5 deri në 15 vjet burgim”. Duke qenë se vendimi për vrasje të dyfishtë ishte 12 vjet burg dhe kishin kaluar më shumë se 10 vite, gjykata dhe prokuroria kanë pranuar kërkesën e Lumit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?