Drafti i Partisë Socialiste i zbardhur nga Report Tv parashikon hapjen e listave 100%, por sipas formulës së PS, renditja e kandidatëve te vendosur ne fletë votimi nga cdo forcë politike, ndryshon vëtëm nëse kandidati ka marrë një numër votash parapelqyese më të madh sesa mesatarja e partisë qe del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti. Konkretisht ky eshte nje kusht qe minimizon efektin e votave parapelqyese tipike te listave te hapura dhe qe ka shkaktuar edhe reagime te ashpra nga ana e opozitës, sipas te cilës de fakto me ketë sistem, PS nuk i hap fare listat.
Sipas draftit te PS cdo forcë politike paraqitet në KQZ 50 dite para zgjiedhjeve me nje lista ë shumeemerore me emrat e kandidateve te renditura nga partia. Pra kryetaret e partise vendosin ne pjesën e pare te listës kandidatet e favorizuar per fitore. Per ta ndryshuar këtë renditje duhte qe nje kandidat i renditur ne pjesën e poshteme te listës, të marrë me shume vota parapelqyese se sa mesatarja e partise: kjo mesatare llogaritet duke ndarë numrin total të votave te marra nga nje forca politike në nië zona zgjiedhore me numerin e mandateve te fituaar pra nga ajo forcë politike.
Opozita pretendon qe eshte pothuajse e pamundur qe nje kandidat qe ndodhet ne pjesën e poshtme te listës të marrë me shume vota se sa mesatarja e partise, dhe keshtu de fakto kandidatet fitues do mbeteten ata te vendosur nga kryetaret e partise. Edhe pse ata qe jane ne zona fitues te listes mund ta bejne fushatë duke kerkuar votat vetem per partine, dhe duke dekurajuar zgjedhesit të shprehin edhe votat parapelqyese .
Sipas drafti te PS ne se në flete e votimi jane votuar dy ose me shume kandidate, votata parapelqyese nuk do llogariten fare, po llogaritet vetem vota per partise.
Pra shpërndarja e mandateve do të bëhet duke pasur parasysh 3 elementë; së pari, renditjen e kandidatëve në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti; së dyti, numrin e votave parapëlqyese të secilit kandidat dhe, e treta, mesatarja e partise sipas cdo zone zgjedhore.
Ky sistem i propozuar nga PS parashikon respektin e kuotave gjinore ne masen e 30%: pra cdo dy kanbdidatë burra, patjeter duhet te zgjidhet nje kandidate grua.Sipas PS, një grua brenda pjesës së larte te listës të një subjekti zgjedhor nuk mund të spostohet nga një kandidat burrë, por vetëm nga një kandidate grua që ka marre më shumë se numri mesatar i votave që ka fituar partia.
Ndërkohë, partitë që duan të garojnë në zgjedhje ne koalicion mund ta bëjnë vetëm nëpërmjet një liste të përbashkët:bashke me cdo emer te kandidateve do vendoset ne kete rast edhe emri i partise qe ai perfaqeson .
Pragu minimal parashikuar nga drafti i PS është 3% e votës së vlefshme në shkallë vendi, dhe 3% është identike si per nje koalicion si per nje një parti politike që konkurron e vetme në zgjedhje. Edhe ky prag u kritkua nga opozita, pse pretendohet qe ne ketë menyre do dalin nga skena shumica e forcave politike me te vogla qe asnjehere nuk mund ta kapin pragun e 3%
Jo vetëm Presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare e kanë kritikuar këtë draft, por edhe opozita parlamentare me Rudina Hajdarin ka kundërshtuar propozimin socialist. Megjithatë PS ka deklaruar se është gati të dëgjojë sygjerime për të bërë korrigjime në propozimin e saj.
Propozimi i plotë i Partisë Socialiste
"Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në datën 30.07.2020 ligjin nr. 115/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.” Këto ndryshime të Kushtetutës kanë hyrë në fuqi në datën 7 Shtator 2020.
Është detyrë dhe përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit të miratojë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor që të zbatojnë përcaktimet kushtetuese në fuqi për çështjet e zgjedhjeve. Amendamentet e propozuara paraqiten dhe kanë pikërisht këtë qëllim.
Në vlerësimin e Partisë Socialiste këto amendamente përbëjnë platformën më të mirë të mundshme, të konsensusit sa më të gjërë mes mazhorancës qeverisëse, opozitës parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare, për shkak se plotësojnë çdo kërkesë të artikuluar prej tyre.
Më konkretisht, amendamentet e propozuara parashikojnë:
1. LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.
2. PRAGU MINIMAL PËR NDARJEN E MANDATEVE për Kuvendin, mes koalicioneve dhe/ose partive garuese jashtë koalicioneve (subjekte elektorale) është 3% E VOTAVE TË VLEFSHME NË SHKALLË VENDI. Ky prag i propozuar bazohet në standardet më të mira demokratike në fushën e zgjedhjeve dhe është pranuar edhe nga Komisioni i Venecias në një sërë opinionesh të tij.
3. GJINIA MË PAK E PËRFAQËSUAR garantohet se do të jetë JO MË PAK SE 30% e përbërjes së Kuvendit edhe në kushtet e zbatimit të listave të hapura plotësisht. Një në tre emra të njëpasnjëshëm i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, si në listën paraprake të depozituar nga subjekti zgjedhor ashtu edhe në listën përfundimtare të mandateve të fituara nga subjekti zgjedhor.
4. KOALICIONI ZGJEDHOR parashikohet si SUBJEKT ZGJEDHOR QË KONKURON NË ZGJEDHJE. Pragu elektoral për koalicionet zgjedhore është 3 % dhe është i njëjtë me pragun elektoral që duhet të plotësojë një parti politike që konkuron e vetme në zgjedhje. Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit. Marrëdhëniet midis partive pjestare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.
5. PARTIA POLITIKE OSE KOALICIONI ZGJEDHOR, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, DEPOZITON NË KQZ LISTËN SHUMËEMËRORE të kandidatëve të tij për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 DITË PARA DATËS SË ZGJEDHJEVE.
6. Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. SUBJEKTI ZGJEDHOR NUK MUND TË NDRYSHOJË renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. KANDIDATËT RI-RENDITEN VETËM NË ZBATIM TË PËRLLOGARITJES SË VOTAVE PARAPËLQYESE dhe plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore
7. Pas ndarjes së mandateve të fituara mes koalicioneve dhe/ose partive garuese jashtë koalicioneve (subjekte zgjedhore), KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor (koalicion zgjedhor ose parti garuese jashtë koalicioneve). Shpërndarja e mandateve fillon pas RI-RENDITJES FINALE TË KANDIDATËVE DUKE PATUR PËR BAZË TRE ELEMENTË: së pari, rënditjen e tyre në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti; së dyti, numrin e votave parapëlqyese të secilit kandidat; dhe së treti, numrin e votave që i janë dashur subjektit për të nxjerrë një mandat deputeti në këtë zonë zgjedhore.
Amendamentet ruajnë koalicionet dhe garantojnë garën e ndershme zgjedhore. Formula e ndarjes së mandateve brenda partive të koalicionit, sipas marrëveshjes së koalicionit, përcaktohet në bazë të votave që merr çdo kandidat i listës së koalicionit dhe formulës së përcaktuar në ligj si për të gjithë kandidatët e tjerë të partive që garojnë më vete. Ky është modeli që kanë të gjtha vendet evropiane që kanë sistem proporcional rajonal me votë preferenciale.