Zbardhet draft-statuti i Asociacionit për veriun e Kosovës, Bashkimi Europian ua dërgoi edhe partive opozitare

1 Dhjetor 2023, 20:29| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 20:41

  • Share

Në hyrje të draftit të plotë të BE, për Asociacionin në veri, që Gazeta Ekspres në Kosovë, ka siguruar, theksohet se ai është shkruar “në respekt të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”. Aty thuhet se objektivi primar i këtij Statuti është të krijojë në Kosovë mundësi për komunitetin serb të Kosovës, të përfitojë nga të drejtat specifike dhe kompetencat komunale tashmë të përfshira në Kushtetutë dhe ligje të tjera në fuqi, por siguron se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Asociacioni, i themeluar nga ky Statut, siguron një kornizë vetëmenaxhuese për komunitetin serb brenda nivelit ekzistues komunal të vetëqeverisjes lokale dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive shtesë në krahasim me komunat anëtare të saj”, thuhet në një pragraf.

Asociacioni, sipas këtij drafti, do të angazhohet në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb të Kosovës në përputhje me Kapitullin III të Kushtetutës.

“ Asociacioni nuk do të minojë apo anashkalojë autoritetin kushtetues dhe ligjor dhe kompetencat e anëtarëve të saj dhe në asnjë mënyrë të zëvendësojë ose minojnë marrëdhëniet kushtetuese dhe juridike ndërmjet autoriteteve qendrore dhe vendore në Kosovë”, thuhet në një tjetër paragraf

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë takim të planifikuar gjatë dhjetorit në Bruksel, në mes tij, ndërmjetësuesve dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, derisa shtoi se “Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por nuk mund të ketë normalizim pa pasur siguri”.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • George: 02/12/2023 11:24

    Albin Kurti po vepron si Ali Pashe Tepelena dhe pashallaret Bushatllinj, qe nuk u bashkuan per Shqiperine, por hengren kokat e tyre nga egoizmi i pushtetit personal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?