Zbardhet kërkesa e SPAK për rekurs ndaj Saimir Tahirit: Jo vetëm shpërdorim detyre, ka prova për trafik droge e grup kriminal! Çështja të rigjykohet me trup të re gjykuese

19 Prill 2022, 10:11| Përditesimi: 19 Prill 2022, 10:22

  • Share

Report Tv ka siguruar kërkesën e plotë të SPAK për rekursin që ka bërë në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin. SPAK e konsideron vendim të gabuar që ish ministri Tahiri të dënohet vetëm për shpërdorim detyre, por se ka prova të mjaftueshme që ai të përballet edhe për veprat penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal. Për këtë arsye SPAK kërkon prishje të vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykuese.

Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre , por sipas SPAK ish ministri ka kryer veprat penale të trafikimit të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal duke u krijuar kushtet dhe lehtësira anëtarëve grupit kriminal të Moisi dhe Florian Habilajt.

Në rekursin e  SPAK thuhet se Moisi dhe Florian Habilaj ka pasur mbështetjen e efektivëve të shtetit duke u krijuar lehtësira në kryerjen e trafikut të drogës.  Këto lehtësira sipas SPAK është e faktuar në episodet e dokumentuara të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.

Gjithashtu SPAK thotë se është faktuar se mes Moisi dhe Florian Habilaj dhe punonjësve të ministrisë së brendshme dhe policëve të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë pasur komunikime të vazhdueshme, që për SPAK është provë në marrëdhënien e tyre të aktivitetit kriminal.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri po vuan dënimin në burgun e Fierit.

Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

(Kliko këtu për kërkesa e rekursit të SPAK për Saimir Tahirin)

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Landi: 19/04/2022 12:28

    Po ka shume te drejt spaku dhe prekuroret se fshataret e babices snjieshin ne vlore vetem per presha po kur erdhi sajua ja si kapadi neper vlore bashke me drejtorin e policis dhe u bene dhe sekser qe fshinin vidjot qe merta policia kur behej vrasje ose tjetra benin sikur fugoni i policis me shefin e krimeve benin kontroll tek akademia dhe nisnin gomonen me mall

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?