Zbardhet ngjarja ku u dogj makina e personazhit të ‘Tik-Tok’-ut, Kozak Braçi! Arrestohen 2 autorët! Në kërkim Kleviol Ahmeti, pagoi 1500 euro për krimin

16 Dhjetor 2023, 12:38| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 13:48

  • Share

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 dhjetorit, ku u dogj makina e personazhit të famshëm të “Tik Tok”-ut, Kozak Braçi, poshtë shtëpisë së këtij të fundit në lagjen “Allias”.

Në pranga për ngjarjen kanë rënë, Dorian Limushaj 40 vjeç dhe Markelino Laho 18 vjeç, të dy banues në Vlorë, ndërsa ende vijojnë përpjekjet për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, E.N 24 vjeç. Si pasojë e zbardhjes së ngjarjes nga sektori i krimeve në komisariatin nr.4 në Tiranë, në kërkim si porositës, është shpallur Kleviol Ahmeti, po ashtu një personazh i njohur në rrjetin social "Tik-Tok", i cili dyshohet se i ka paguar 2 autorët me shumën prej 1500 eurosh për të djegur makinën luksoze tip “GLE Benz” me vlerë rreth 50 mijë euro.

Policia ka sekuestruar veshjet dhe automjetin të cilin kanë përdorur autorët e ngjarjes për t'u larguar. Mësohet se 18 vjeçari Markeloni Laho ishte arrestuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. 

Kjo nuk është hera e parë që Kozak Braçi përfshihet në situata konflikti. Ai ka apeluar më herët që organet e sigurisë të zbardhin ngjarjen, përndryshe planifikon vetëgjyqësi. Personazhi i Tik Tok, Kozak Braçi u bë i njohur per publikun rreth 2 vite më parë ku u rrëmbye dhe u dhunua live në rrjetet sociale nga disa persona.

Ora 13:11
Në kërkim për djegien e makinës së personazhit të ‘Tik Tok’-ut, Kleviol Ahmetaj i njohur për përplasjet e tij me reperin Noizy

1657901314_unnamed.jpg

Kleviol Ahmeti, 37 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia për djegien e makinës luksoze tip “GLE Benz” në pronësi të personazhit të njohur të ‘Tik-Tok’-ut, Kozak Braçi.

Por kjo nuk është hera e parë që Kleviol Ahmeti përfshiet në ngjarje të tilla. Në 6 gusht të këtij viti, një ngjarje ngjashme i ndodhi edhe reperit të njohur Noizy, të cilit iu dogj makina dhe në pranga ra Siar Konti, i cili dëshmoi se për të kryer krimin, ishte paguar me 6 mijë euro nga Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio”.

Ahmeti vijon të jetë në arrati. Ndërsa saga e përplasjeve të tij me reperin Noizy nisi në vitin 2022, ku ky i fundit e dhunoi para lokalit të tij në Durrës për shkak të ofendimeve të shumta që kishte marrë në rrjetin social tik-tok.

Pas përleshjes para lokalit të Noizyt, Kleviol Ahmeti u arrestua pasi kishte thyer masën e arrestit me burg. Ndësa menjëherë pas kësaj, dyqanit të reperit Noizy iu vendos tritol. Për këtë të fundit, pas dëshmisë së dhënë nga Artan Tafani, u zbulua se porositësi ishte i shumëkërkuari Lart Haxhiu.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?