VLORE-Stavri Mino 56-vjeç nuk vdiq aksidentalisht sikur u raportua pasditen e djeshme, por humbi jetën si pasojë e goditjes me grushte, shkelma dhe me sende të forta për vdekje nga tre persona për motive pronësie. Tre autorët janë arrestuar nga policia e Vlorës dhe janë dy vëllezërit Astrit Hameti 48 vjeç e Agron Hameti 56 vjeç dhe kushëriri i tyre Nusret Hoda 57 vjeç
Viktima Stavri Mino
Por si ndodhi ngjarja? Policia paditen e djeshme njoftoi se 'pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ra në tokë pa ndjenja duke ndërruar jetë. Nuk ka shenja dhune të dukshme'. Ndërsa disa prej dëshmitarëve thanë se ishte aksident duke deklaruar se u fut për të ndarë vëllanë nga sherri, 'por rrëshkiti duke i rënë koka në gurë duke ndërruar jetë'.
Por pas autopsisë në trupin e viktimës u zbulua e vërteta, pasi janë konstatuar shenja dhune duke sjellë arrestimin e tre personave, të cilët akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim. Ngjarja ndodhi përpara një lokali në zonën e Plazhit të Vjetër ku personat e përfshirë në sherr banonin. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket trupi i viktimës i shtrirë pranë kabinave te zona e Plazhit të Vjetër.
Njoftimi për vdekjen e Stavri Minos
Komente

Egërsira primitivë neandërtalë, vlonjatë neandërtalë!
PërgjigjuO kafshë,qënie si puna jote që bën diskriminime krahinore na kanë çuar në këtë farë derexheje...Ja ke gjetur tamam emrin vetes...Kafshë!