Zbardhet ngjarja e regjistruar një natë më parë në fshatin e Bardhaj. Konflikti me armë ka shkaktuar plagosjen e dy vëllezërve Hoten dhe Marjan Doci.
Gjithçka ka nisur pas një konflikti mes Besim Përkolës dhe dy vellezërve, në një nga lokalet e fshatit Bardhaj. Pas konfliktit shtetasi Besim Përkola është larguar nga lokali ka marrë armën dhe më pas i ka bërë pritë dy vëllezërve që po ktheheshin për në shtëpi.
Besim Perkola, tashmë i shpallur në kërkim nga policia ka qëlluar me automatik ndaj dy vëllezërve, ndërkohë që këto dy të fundit i janë përgjigjur me arme zjarri pistolete.
Ne vendin e ngjarjes janë sekuestruar 11 gëzhoja. Policia ka ndaluar si të përfshirë ne këtë ngjarje edhe dy vëllezërit Doçi, të cilët aktualisht ndodhen ne spital jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Besim Perkola banues në fshatin Bardhaj në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ku dy vëllezërit Hot dhe Marian Doçi, u plagosën me armë zjarri. Dy vëllezërit raportohet se i përkasin të njëjtës familje Doçi në Shkodër, e cila është e njohur edhe nga operacionet e OFL dhe mendohet se ka lidhje me krimin e organizuar.
Një familje e lakuar edhe për rrëmbimin e Jan Prengës, pasi janë djem xhaxhai me Gentian Doçin, njëri nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz, i cili rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.