Zbardhet plagosja e të riut në Shkodër/ Policia: U qëllua aksidentalisht nga 15 vjeçari të cilit i dha armën! Në pranga 19 vjeçari, hetohet i mituri

1 Janar 2023, 16:11| Përditesimi: 1 Janar 2023, 16:13

  • Share

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe një 15 vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Postribë ku u raportua se një i ri është plagosur.

Mësohet se ka qenë 19 vjeçari ai i cili i ka dhënë pistoletën 15 vjeçarin për të qëlluar në ajër, dhe në momentin që ka tentuar t’ja marrë sërish arma është shkrepur duke e lënë të plagosur vetë 19 vjeçarin S.P i cili po merr mjekimin në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve të policisë, arma me të cilën 19 vjeçari lëvizte dhe e përdori për të qëlluar në ajër, ishte pa leje.


Lajmi kryesor:

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 19 vjeçari plagoset aksidentalisht nga i mituri! Policia arreston të riun dhe nis hetimin për 15 vjeçarin


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?