Policia Shkodër

Kronikë

Zbardhet plagosja në Theth, shantazh për 600 euro! Drejt 23-vjeçarit u qëllua gabimisht! Autori ngatërroi shënjestrën, arrestohet bashkë me vëllain

11 Gusht 2021, 10:25| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 10:34

  • Share

SHKODËR-Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur 2 ditë më parë ku u plagos 23-vjeçari vjeçari Paulin Harusha, i cili që në fillim u plagosur në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.

Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga Kujtim Koçekun, 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim“ e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Koçeku ka qëlluar në drejtim të mjetit që udhëtonte Harusha, por në fakt kishte ngatërruar shenjëstër. Nikolin Koçeku i kishte kërkuar 600 euro shtetasit Gj. K., 28 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, me të cilin ka patur konflikt të mëparshëm, dhe ky shtetas ka qenë objekti, pasi 28-vjeçari qarkullonte me mjet pas automjetit të Paulin Harushës.

Gjithashtu u bë ndalimi i Nikolin Koçekut, 37 vjeç, vëllai i Kujtim Koçekut, për veprën penale 'Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë'.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?