Vendngjarja në Pogradec

Plagosja me armë në Pogradec, vetëdorëzohen në polici dy të rinjtë e përfshirë në krim! I plagosuri dërgohet te Trauma

2 Mars, 14:35| Përditesimi: 2 Mars, 21:01

  • Share

Plagosja në Pogradec të premten, 1 mars, ishte pasojë e një konflikti të së shkuarës mes tre djemve, që u takuan për t’u sqaruar, por shkrehën armët. Është ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, por mësohet se njëri prej tyre ka hapur zjarr ndaj djemve të tjerë dhe ata i janë kundërpërgjigjur.

Deis Meko dhe Kristo Lotis u vetëdorëzuan në polici pas negociatave me familjarët, ndërsa i plagosuri Alten Jolldashi megjithëse në spital mbetet i arrestuar në flagrancë. Ndërkohë sipas burimeve nga policia, dyshohet se me armë zjarri ka qëlluar edhe i plagosuri Jolldashi.

"Nga tërësia e hetimeve të kryera, rezulton se gjatë një konflikti me armë të ndodhur për motive të dobëta, midis këtij shtetasi dhe dy shtetasve të tjerë Deis Meko, 32 vjeç dhe Kristo Lotis, 27 vjeç, (të cilët pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në Polici dhe u arrestuan) shtetasi Alten Jolldashi, mbeti i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë e shtetasit Alten Jolldashi, dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit Kristo Lotis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", njofton policia. 

Jolldashi është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Sipas mjekëve të spitalit të Pogradecit ai ka marrë 3 plagë, një plagë mbi gju, një në dorë dhe tjetra në pjesën e kraharorit (por pa kapur organet jetësore).

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar të qytetit të Pogradecit dhe në një orar që shënon pikun e lëvizjeve të banorëve. Banorët jashtë kamerave kanë pohuar se e gjithë ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe se kanë rrezikuar dhe vetë ata nga plumbat.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?