Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”.
Gjithçka përcaktohet në një projekt-vendim qeverie, i hartuar nga strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që është siguruar nga TV SCAN. Sipas dokumentit, projektvendimi bazohen në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, por gjithsesi në asnjë nen të këtij ligji nuk parashikohet një proces i tillë. Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.
“Instituti i Ndërtimit me kryerjen e oponencës jep mendimin e tij, i cili mbizotëron mbi aktauditimin teknik dhe zbatohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore ose autoritetet përgjegjëse”, – thuhet ndër të tjera në dokument. Pas kryesrjs së oponencës dhe analizimit ekonomiko-financiar mbi mundësinë më optimale për të riparuar apo prodhur dhe rindërtuar objektin, Instituti i Ndërtimit informon ministrinë që ka në përgjegjësinë e saj fushën e ndërtimit apo bashkinë nën juridiksionin e të cilit ndodhet territori ku ngrihet objekti, mbi konkluzionin e arritur”, – vijohet më tej.
Po ashtu, vendimi specifikon se vendimi për prishje të objektit mund të merret në rast se vlera për riparim është e barazvlefshme ose më e madhe se vlera për ndërtimin e tij. “Për kryerjen e prishjes, riparimit ose ndërtimit të objekteve, nga nisja e këtyre proceseve, deri në procesin përfundimtar të certifikimit të punimeve, institucionet përgjegjëse zbatojnë procedurën dhe rregullat sipas legjislacionit në fuqi”, – shtohet në dokument, që gjithsesi nuk specifikon se çfarë do të ndodhë me truallin e godinës dhe pronarët e tyre. Një proces i ngjashëm u ndoq edhe me godinat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorin, teksa shumë prej pronarëve kanë akuzuar qeverinë për grabitjen e pronës./ SCAN
kjo eshte nje nisem e kryer edhe me pare nepermjet akt ekspertizes se thelluar e cila vazhdon te kryhet por nuk mund ti lihet vetem nje institucioni pasi ka konflikt te hapur si nga kapacitetet ashtu edhe nga interesat...instituti kishte vlere per sa kohe edhe projektet hartoeshin nga instituti projektimit, ndersa tani projektet i ben privati dhe kontrollin instituti sikur nuk shkon rasti i turqise e tregon qarte qe vetem nje institucion shteteror nuk mund ta kontrolloje dot pasi do abuzohet edhe per shkak te te ardhurave te ulta
PërgjigjuNje arsye e mire per ti dhene derrmen mafiozit edi rama qe do tju vjedhe njerzve shtepite dhe jeten.
PërgjigjuMe rastin e termetit, mafia e ndertimit me ne krye Rama-Veliaj, me sakte "komitetet oligarkike" prane tyre, pane se ishte e veshtire te operonin me dore te lire. Me rastin e pallatit ne Kombinat dhe gjetke, testimi u doli huq. Ndaj dhe moren "iniciativen" per te prish nese firmos instituti. Ta zeme, cdo banese private ose me mire publike mbi "50" vjec qe per syrin ta zeme te Tome Doshit mund te behet pallat, nuk ka me nevoje as te hyjne ne negocim me pronaret! Me firme te institutit e hudhin ne toke dhe shpallin shesh ndertim per Tomen ose shoket e tij. Sepse ne shumicen derrmuese objektet kane nje truall "publik". Cfare mafie qe jane per zotin.
PërgjigjuDrejt arsyetimi
Si ide nuk eshte e keqe,por si gjithemone i bere si kembet e dhise.A ka shpetuar ndonje ndertese qe te kaloje me noten 10 auditimin,kur shumica kane pesuar shtesa e jane zgavruar ne keto 32 vite te /Dark Ages/?! Pallati 5 katesh i kohes se Xhaxhit ku kam apt.i jane bere shtesa gjigande ne te dyja anet me permasa te atilla, sa mund te konsiderohen pallate ne vetvete,katet e para jane zgavruar e bere dyqane dhe 5 kateshi eshte bere ne 7 katesh,sepse i kane bere dy shtesa siper.Si mendoni ju e kalon provimin?! Dhe nuk pranoj qe Erion Veliaj te me kompensoje me vlere monetare qe nuk i pergjigjet vleres te zones ku e kam apt. dhe as te me coje ne periferi,apo ne banesa sociale.Sikur shteti te kishte nderhyre qe ne fillim me dore te forte e te ndalonte tere ato nderhyrje qe ju bene ndertesave keto 32 vjet,sot ky projektligj do te ishte i kufizuar ne zbatim.Qeveria duhet te me rindertoje pallatet aty ku jane dhe te vendose perpara pergjegjesise penale ata qe e shfytyruan.
PërgjigjuCfare parashikimi do ne VKM per truallin? Trualli eshte privatizuar me ligj para 20 vjetesh. Pronaret e apartamenteve jane bashkepronare te truallit. Ligj Nr. 7652, datë 23.12.1992, «Per privatizimin e banesave shteterore », Neni 10, thote: « Trualli që zë ndërtesa e banimit vlerësohet si zë i veçantë dhe kalon në bashkëpronësi të pronarëve të banesës. »
PërgjigjuPyetja qe lind eshte: kush do paguaj per auditimin? Dhe e dyta :ca u be me ato rezervuaret mbi pallate apo iku ai muhabet tani esh koha te bejne lek kusherinjte dhe miqte e kryetarve te bashkive qe kan kompanit e auditimit
PërgjigjuTe ruhen kullat antike perpara 1960 pra të restaurohen dhe jo prishje kullat në zonat jug apo veri që jane mbi 80 vjecare me stil të vjeter vetëm tju rivendosen catitë dhe tavanet me strukture moderne !!!
Përgjigju