Zyrë Shtetërore Punësimi

Sociale
Drejt Punës

Zbardhet shifra, janar-prill 2018 shteti iu gjeti punë 7 649 personave

8 Maj 2018, 14:44| Përditesimi: 8 Maj 2018, 14:54

  • Share

Zyrat e Punës në të 12 qarqet e vendit, kanë punësuar gjatë muajve janar-prill 7 649 persona të cilët kanë kërkuar punë pranë këtyre zyrave, dhe institucionet i kanë ndërmjetësuar qytetarët me subjektet private. 

Report TV ka siguruar këtë tabelë përmbledhëse të Ministrisë së Financave, ku shikohet se cilat drejtori rajonale janë angazhuar më shumë në punësimin e qytetarëve. Nga tabela duket se objektivat e vëna nga kryeministri janë realizuar, edhe pse pak ditë më parë Rama shkarkoi drejtorin e Elbasanit dhe Delvinës. 

Në raport me objektivat, duket se më shumë punësime ka realizuar qarku Kukës, me drejtor rajonal Ledian Halilaj, i cili kryeson me 279% realizim “plani”. E dyta për nga niveli i realizimit të parashikimit me 261 % është drejtoria rajonale e qarkut Korçë, e drejtuar nga Florenc Tabaku. 

Me performancë më të dobët 4 muajt e parë të këtij viti, janë ajo e Tiranës, me realizim vetëm 88 % të objektivave (çka ka shkaktuar dhe shkarkimin e drejtoreshës rajonale pak ditë më parë), dhe drejtoria rajonale e Vlorës, e cila ka realizuar vetëm 93 % të objektivit të vënë nga kryeministri. 

Punësimet sipas qarqeve janar-prill 2018: 
Berat 466
Dibër 255
Durrës 1’116
Elbasan 424
Fier 954
Gjirokastër 345
Korçë 634
Kukës 287
Lezhë 265
Shkodër 628 
Tiranë 1’663
Vlorë 612


(Punësimet në çdo rreth)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?