Kronikë

Zbardhet skema e kalimit të 45 kg heroinë në Portin e Durrësit, si shoferi ‘ia hidhte’ skanerit duke ndërruar kokën e kamionit! Në burg drejtuesi dhe pronari

29 Tetor 2021, 09:49| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 12:06

  • Share

Report Tv ka zbardhur skemën e 45.5 kg heroinë që u kap në Portin e Durrësit pak ditë më parë në një kamion me krom, që kishte si destinacion Barin e Italisë. Kamioni kur futej në skanerin e Portit të Durrësit ishte i pastër dhe më pas shoferi i kamionit Olgert Doda bënte sikur i prishje mjeti. Më pas koka e kamionit zëvendësohej me një tjetër të re, ku ishte e fshehur droga dhe s'kalonte në skaner nga punonjësit.

Heroina e kapur pak ditë më parë vinte nga Maqedonia e Veriut, kalonte tranzit në Shqipëri dhe kishte si destinacion Italinë. Ditën e sotme Gjykata e Durrësit vendosi ‘arrest me burg’ për pronarin e kamionit 'Hensi Trans', Arian Çermën, 45 vjeç, banues në Durrës dhe drejtuesin e kamionit Olgert Dudën, 36 vjeç, banues në Fier.

Më 26 tetor në Portin e Durrësit u kapën 45.5 kilogramë heroinë është sekuestrua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Portin e Durrësit. Sasia e drogës u kap në një kamion të ngarkuar me krom, me destinacion Portin e Barit në Itali.

Pronari i automjetit, Arian Çerma, ishte ai që kishte lidhje me grupin e trafikut të heroinës në Itali që ka në pronësi firmën ‘Hensi Trans’, e themeluar në 2017 me seli në Durrës. Kamioni i tipit "Sacania" u kontrollua imtësisht në dalje, në vijën e dytë, pas informacioneve të grumbulluara nga policia, ndërsa sasia e heroinës, e ndarë në 43 pako të mbështjella me natriban, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit.

Lënda narkotike ishte e ndarë për tre marrës të ndryshëm, ku pakot ishin bërë me shenjë, ku 15 pako kishin mbishkrimin 'banane', 7 pako me kryq të bardhë dhe 21 pako me shirit të zi.

Kjo nuk ishte hera e parë që është kapur drogë në Portin e Durrësit, që duket se përdoret nga trafikantët si rrugë për të transportuar sasi të mëdha droge. Kujtojmë se jo më larg se pak javë më parë, po në Portin e Durrësit, për të pestën herë u kap kokainë në kontejnerët me banane të ‘Alba Exotic Fruit’ njëkohësisht transportonte edhe kokainë.

Heroina e kapur

Kamioni ku u kap heroina

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Velabishti: 30/10/2021 07:27

    Po mire ata punonjes te doganes qe nuk rikontrollonin koken e trailerit qe zevendesojej ata skane pergjegjesi???? Hajde shtet hajde

    Përgjigju
  • Scutari: 29/10/2021 12:02

    Ka qe ne 1994 qe njerezit mbajne radhe ne Fier per t`u bere transportues heroine dhe asnjehere nuk eshte arrestuar kupola.....

    Përgjigju
    • Tori: 30/10/2021 15:04

      pusho o pall.kur sdi gjo mos ha mut kot...shoferi ka vetem dy jave me kete pisin...ka 7 vjet qe can rruget e italise me nje firme tjeter..dhe esht akoma me peugeot 206 gpl...e perdoren mish per top...mos ha kot kur sdi gjo dhe kur nuk i njef njerezit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?