Zbardhet skema si trafikohen makinat nga jashtë! Nga janari në nëntor vetëm në Tiranë u kapën 25 mjete, vidhen në perëndim për t’u shitur në Shqipëri

18 Nëntor 2023, 17:09| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 17:21

  • Share

Trafikimi i makinave luksoze që vidhen në perëndim dhe sillen në vendin tonë me synim shitjen e tyre është kthyer në trend në vitet e fundit. Zakonisht shqiptarët vjedhin makinat luksoze që kushtojnë më shumë. Fillimisht ato pikasen dhe më pas nis plani për vjedhjen e tyre. Për ata shqiptarë që e kanë kthyer në zakon këtë mënyrë veprimi në perëndim, nuk është shumë e vështirë. Ka mënyra të shumta për të vjedhur në makinë, por më e shpeshta është përmes çelësave inteligjent.

Pasi e shtinë në dorë, plani i radhës është sjellja e saj në Shqipëri dhe shitja. I tillë ishte rasti i 15 nëntorit, që u godit nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës. Një 36-vjeçar u arrestua pasi për 9 mijë euro bleu një makinë “BMË” seria 5 që ishte vjedhur nga 2 persona të tjerë në Britani të Madhe, njëri prej të cilëve shqiptar dhe tjetri nga Rumania. Si ky rast, burime pranë policisë i thanë Report Tv se nga janari deri më tani janë në total rreth 25 makina që janë kapur vetëm në kryeqytet, të vjedhura jashtë dhe me synim shitjen brenda vendit. Makinat kanë rezultuar të vjedhura jo vetëm në Britani të Madhe, pore dhe Gjermani, Itali e shtete të tjera.

Por, çfarë skeme përdorin trafikantët e makinave luksoze?

Pasi janë vjedhur në perëndim, makinat i sjellin në rrugë tokësore deri në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën dhe Malin e Zi, Morinë, Muriqan dhe Han të Hotit. Për të kaluar doganën, trafikantët dorëzojnë një dokument sikur mjeti është marrë me qira, por që në fakt ka rezultuar të jetë fals. Pasi marrin dritën jeshile për të kaluar në tokën shqiptare, nuk përdorin me të njëjtin dokument qiraje, por përdoret një akt shit-blerje, po ashtu i falsifikuar, dhe dokumenti i zhdoganimit, për të targuar makinën.

Në rastet që kanë mundur të “gënjejnë” autoritetet ka rezultuar se menjëherë më pas makina është shitur tek persona të tretë, me qëllim humbjen e gjurmëve të origjinës se ku është vjedhur. Burimet thonë se ka pasur raste të personave që i kanë blerë këto makina dhe nuk kanë pasur asnjë dijeni se më herët ka qenë e vjedhur, por që policia është dashur t’ia sekuestrojë, pavarësisht dëmit ekonomik që i është shkaktuar.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 18/11/2023 19:14

    Fajin e kan te gjitha instancat e ketin shteti qe tek ai polici ne dogane qe qe merr 5 mij lekeshin se ashtu eshte tradit qe tek dogana qe e lejon te hyj pa verifikimet perkatese edhe heq cdo pergjegjesi nga vetja edhe tek dshptrr qe na ben si me standarte. Edhe un habitem ne europe nga 25 mij makinat ketu me letra me extra 15 mij e habitshme ne me te zgjuar se kushdo. Ja pra makinat edhe futja pa kriter bien viktima individe te pafajshem qe skan asnje detyrim per te kontrolluar makinen deri sa eshte e pajosur me dokumentacion shqiptar. Duhen paditur ne gjykate me dogane me ato qe i kan futur edhe dshptrr per mos zbatim te ligjit edhe pajisja e automjeve te vjedhura me dokumentacion shqiptar. Edhe 100% e fiton se kushdo individ nuk ka asnje pergjegjesi me vertetuar eshte apo jo e vjedhur nje automjet deri sa eshte i pajisur me targa shqiptare.

    Përgjigju
    • Toni: 19/11/2023 18:20

      Shum i drejte si koment. Por kur nuk funksionon shteti normale qe keshtu do varioj situata. Ketu ka vetem rrumpalle e keq organizuar. Mjer atij individi qe i bie halli me i bllokuar automjetin te zvarrisin me vite edhe makina amortizohet. Leje prokurorin me ta len ne perdorim edhe ruajtje sepse shteti nuk funksionon sic duhet. Duhet qe cdo person te mbaj pergjegjesi penale ne cdo hap qe hedh jo vetem populli i thjehste edhe ai qe e ka futur makinen edhe ai qe i ber targat edhe te behet shembull nje zinxhir i plote edhe mos vuaj me njeri. Pse njerezit e thjesht i mbysni ne burg edhe ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe sic thuhet. Pse?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?