VIP & Spektakël

Zbardhet skenari sesi do të zhvillohet 'Eurovision 2021'

1 Prill 2021, 17:11| Përditesimi: 1 Prill 2021, 17:18

  • Share

Festivali i këngës ‘Eurovision 2021’ do të lejohet që të ndiqet nga 3.500  spektatorë. Qeveria Holandeze lejoi që festivali që do të mbahet në 'Ahoy Arena' të Roterdamit, në maj të ndiqet nga një numër i reduktuar spektakolarësh, por sigurisht nën protokollin e masave anti-COVID. Arena do të jetë gjysmë e mbushur, ndërkohë që spektatorëve do t’iu duhet një test negativ për COVID-19 përpara se të lejohen brenda.

Organizatorët e Eurovision-it e kanë mirëpritur këtë vendim dhe janë shprehur se do të shqyrtojnë opsionet që iu jan vënë në dispozicion. Ata u shprehën se do të njoftojnë për më shumë detaje në javët e ardhshme për mënyrën e organizmit, nëse situata e lejon. Organizatorët kanë thënë se shëndeti dhe siguria e të pranishëmve mbetet përparësia e tyre kryesore dhe se të gjithë do t’iu do të ndjekin një protokoll të rreptë.

Njoftimi erdhi pasi u lejuan 1.500 spektatorë në një festival muzikor në mars, në afërsi të Amsterdamit dhe 5.000 tifozë në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022 që Holanda luajti të shtunën me Letoninë. Kujtojmë që në ‘Eurovision 2021’ do të marrë pjesë edhe Shqipëria, nga 41 vende pjesëmarrëse. Vendi ynë do të përfaqësohet nga këngëtarja, Anxhela Peristeri e cila do të performojë në natën e dytë të gjysmëfinales dhe renditet e 11-ta.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?