Zbardhet sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, policia: Pala që mbrojti në një gjyq prone s'e pagoi, ndalohet organizatori Dritan Nano

29 Maj, 18:38| Përditesimi: 29 Maj, 23:17

  • Share

 

Është zbardhur sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut. Policia ka identifikuar 4 autorë, 3 prej tyre kanë kryer sulmin, njëri ka shërbyer për transportimin e autorëve. Autorë të sulmit janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia, ndërsa Romario Tabaku, i ka transportuar me makinë, tip Audi me targë AB 696 JT).

Tre nga autorët janë në kërkim, ndërsa Dorian Alia është vetëdorëzuar. Organizator i këtij sulmi dhe urdhërues sipas policisë është Dritan Nano.

Nga veprimet hetimore rezulton se i dëmtuari Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të dëtyrës. Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”.

Po në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciativë i dyshurar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Avokati ka përfaqësuar një palë e cila ka fituar procesin gjyqësor si në shkallën e parë dhe të Apelit. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Jo e gjithë pala, por disa nga kontraktorët. Kjo degë që ka organizuar dhe kryer sulmin nuk kanë rënë dakord me detyrimet që kanë pasur nënshkruar me këtë studio ligjore.’- tha Tonin Vocaj, drejtor i policisë Tiranë.

Deklarata e policisë

Jam sot këtu për të bërë me dije opinionin publik për masat e marr nga ana e Policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme më datë 29.05.2024, rreth orës 08:50, ku në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në rrugën “Pjetër Bogdani", tre persona kanë goditur me sende të forta shtetasin Sokol Mëngjesi, 45 vjeç, banues në Tiranë, me profesion avokat.
 
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
 
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, organizuan punën policore për marrjen e informacionit mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje, ku nga tërësia e veprimeve gjurmuese dhe precedurale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje kriminale, konkretisht shtetasve:

- Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici;
- Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë;
- Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;
- Romario Roberto Tabaku, 26 vjeç, banues në Tiranë (i cili ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin tip Audi me targë AB 696 JT).

Nga veprimet hetimore rezulton se i dëmtuari Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të dëtyrës. Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore “ALTERUM SHPK”.

Po në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciativë i dyshurar si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publik”, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79/a dhe 22 të Kodit penal.

Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, vazhdojnë operacionin për kërkimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon ndihmën e publikut për lokalizimin dhe kapjen e autorëve dhe për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve vë në dispozicion shumën prej 20 000 Euro, informacioni mund të jepet në numrin telefonik pa pagesë 112 si dhe në numrin celular +355694111546 (Informacioni mund të jepet në telefon ose WhatsAapp).


Lajmi kryesor:

Dhunohet avokati Sokol Mëngjesi, policia: Pala që fitoi gjyqin për pronën ku u ndërtuan kulla te Liqeni nuk e pagoi! Vetëdorëzohet njëri nga autorët, 3 në kërkim! Berisha del blof


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?