Bajram Begaj dhe Keir Starmer

Politikë

Zbardhet takimi Starmer-Begaj, Presidenti: Mbështetje për stabilitetin në Ballkan dhe integrimin evropian

15 Maj, 12:12| Përditesimi: 15 Maj, 12:39

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në takimin mes dy liderëve u theksua vizioni i përbashkët për të ardhmen që bashkon Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy vende me marrëdhënie që datojnë prej 104 vjetësh. Presidenti Begaj vlerësoi miqësinë dhe partneritetin mes dy shteteve, si dhe rëndësinë e vizitës së Kryeministrit Starmer në forcimin e këtij bashkëpunimi.

Presidenti falënderoi Kryeministrin britanik për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për kontributin në nxitjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ai e konsideroi pjesëmarrjen e Kryeministrit Starmer në Samitin e Komunitetit Politik Evropian si një sinjal domethënës për rëndësinë që Britania i kushton rajonit.

Në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, përfshirë shkollimin e oficerëve shqiptarë në akademitë britanike, stërvitjet e përbashkëta dhe kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në misionin KFOR në Kosovë.

Presidenti Begaj theksoi se paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kërkojnë angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe BE-së. Në këtë kontekst, ai përmendi rëndësinë e Planit të Rritjes dhe investimeve në Korridorin XIII si elementë kyç për forcimin e sigurisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.


Lajmi kryesor:

Starmer nga Tirana: Do prodhojmë bashkë mjete ushtarake! Rama: U ul numri i emigrantëve të paligjshëm, mit që shqiptarët janë problem për Britaninë (FOTO+VIDEO)


H.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?