Sokol Stojani

Lirohet nga detyra Sokol Stojani, zbardhet urdhri i Prokurorisë (Dokumenti)

21 Shtator 2018, 12:28| Përditesimi: 21 Shtator 2018, 14:39

  • Share

Tirane- Prokuroria e Përgjthshme zbardh urdhrin e lirimit të Sokol Stojanit nga detyra. Në sqarimin zyrtar të këtij institucioni siç bën me dije gazetari Arsen Rusta, Stojani nuk ka dhënë dorëheqjen por është liruar nga detyra.

Urdhri i lirimit nga detyra të Sokol Stojanit

Prokuroria e Përgjithshme sqaron se lirimi i tij ka ndodhur më 19 shtator, për shkelje në detyrë dhe nuk ka lidhje me hetimin disiplinor për prokurorët e Krimeve të Rënda të ndërmarrë nga Arta Marku.

Megjithatë data e lirimit të tij nga detyra përkon me datën kur prokurorët për të cilët mori më pas masa Arta Marku kundërshtuan drejtuesen e tyre Doonika Prelën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?