Godina e Kryeministrise

Ekonomi

Zbardhet vendimi/ 530 kredi me zero interes për punonjësit e administratës! Si ndahen për institucionet e kriteret e përzgjedhjes

21 Janar, 13:51| Përditesimi: 21 Janar, 13:56

  • Share

Do të jenë 530 punonjës të administratës publike që do të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0% për blerje apartament banimi këtë vit (2025)

Në Fletoren Zyrtare ku është botuar vendimi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike, për vitin 2025” zbulohen dhe kriteret dhe punonjësit e cilëve institucione mund të marrin kredi.

 

“Punonjësit e administratës publike të përzgjedhur përfitojnë kredi të lehtësuar me interes 0%. Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike, për vitin 2025, janë, gjithsej 530, të ndara si më poshtë:

a) 90 kuota, Ministria e Brendshme; b) 90 kuota, Ministria e Arsimit dhe Sportit; c) 80 kuota, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për mjekë dhe infermierë;

ç) 30 kuota, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; d) 30 kuota, Ministria e Mbrojtjes; dh) 30 kuota, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;

e) 30 kuota, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; ë) 30 kuota, Ministria e Drejtësisë; f) 30 kuota, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;

g) 30 kuota, Ministria e Financave; gj) 30 kuota, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; h) 30 kuota, Kryeministria”, thuhet në vendim.

Punonjësit e administratës publike që do të përfitojnë kredi të lehtësuar me interes 0% do të përzgjidhen nëpërmjet sistemit të pikëzimit.

Në sistemin e pikëzimit përcaktohet se për t’u trajtuar me kredi të butë do të jenë ata punonjës që nuk disponojnë banesë në pronësi; banon në një banesë të mbipopulluar, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi; punonjës që ka humbur banesën, si pasojë e zhvendosjes ose e zbatimit të një vendimi gjyqësor; punonjës që banon në banesë që do të prishet, pasi përjashtohet nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike, si dhe nuk përfiton një banesë tjetër.

Ndërsa kushtet sociale përfshijnë punonjësit, të cilët kanë jo më pak se dy vjet të punësuar në administratën publike, në momentin e aplikimit dhe punonjësit, të cilët kanë jo më pak se shtatë vjet të punësuar në administratën publike, në momentin e aplikimit.

Për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes në plotësimin e kushteve sociale përcaktohen se do të përfshihen edhe punonjës, që i përket kategorisë “familje e re”, në kuptim të ligjit nr. 22/2018, të ndryshuar; punonjësit, të cilët kanë jo më pak se dy vjet të punësuar në administratën publike në momentin e aplikimit dhe punonjësit, të cilët kanë jo më pak se pesë vjet të punësuar në administratën publike në momentin e aplikimit.

Në Ministrinë e Brendshme kuotat do të plotësohen për punonjës, që ka jo më pak se një vit i punësuar në administratën publike në momentin e aplikimit e që bën pjesë në përkufizimin e pikës 54, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”; punonjës, të cilët kanë jo më pak se pesë vjet të punësuar në administratën publike në momentin e aplikimit; punonjës, të cilët i përkasin kategorisë “Familje e re”, në kuptim të ligjit nr. 22/2018, të ndryshuar; punonjës, të cilët i përkasin kategorisë “Të rinj me moshë jo më të madhe se 40 vjeç” D Familjet njëprindërore, që kanë në ngarkim fëmijë

Vendimi përcakton se në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe në tabelën bashkëlidhur, përzgjedhja e tyre realizohet sipas sistemit të pikëzimit të përcaktuar nga institucioni përfitues, për të realizuar numrin e kuotave të përcaktuara.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?