Ambasadori i BE-së në Shqipëri

Politikë

Zbardhet vendimi i qeverisë, Garda e Republikës duhet të ruajë dhe të mbrojë ambasadorin e BE në Shqipëri

24 Qershor 2021, 19:48| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 20:02

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri do të ruhet nga Garda e Republikës. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar një ditë më parë dhe është botuar sot në Fletoren zyrtare ku shihet se në listën e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës do të jetë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë.

VENDIMI I PLOTË

' Nr. 375, datë 23.6.2021

PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe  të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të  ligjit  nr.33/2021,  “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”,  me  propozimin  e  ministrit  të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: 1. Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto personalitete:

a)   Ambasadorin   e   Bashkimit   Evropian   në Shqipëri. 2. Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto objekte: a)   Objektet   ku   akomodohet   dhe   ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën  “a”, të pikës 1, të këtij vendimi. 3. Ngarkohen   Ministria  e  Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren  Zyrtare'- vendimi i botuar në fletoren zyrtare.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?