Zbardhet vendimi i UEFA-s për dënimin e Tiranës: FSHF mashtroi

28 Prill 2018, 13:46| Përditesimi: 28 Prill 2018, 20:29

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit nuk njeh KAS-in shqiptar, organet drejtuese nuk janë të regjistruara në Gjykatë, nuk lejon Tatimet të bëjnë detyrën sipas ligjit, manipulon zgjedhjet dhe në Shqipëri vijon të vendosë për gjithcka lidhet me futbollin.

Por UEFA nuk do t’ia dijë kur bëhet fjalë për shkelje. Dy ditë më parë Report Tv përcolli lajmin e dënimit të FSHF, që tashmë nuk ka të drejtë të licensojë klubet shqiptare. E gjitha kjo pas skandalit të licensimit të klubit të Tiranës në kupat evropiane, duke shkelur procedurat.

Report Tv ka siguruar raportin e Komisionit të Kontrollit Financiar të UEFA-s rreth dënimit që iu dha Tiranës për t’iu hequr 215 mijë eurot që do të përfitonte për pjesëmarrjen vitin e kaluar në Europa League.

Në vendimin e argumentuar për këtë masë ndëshkimore, tregohet qartësisht se si FSHF fillimisht i kishte mohuar licencën bardhebluve më datë 4 maj 2017, por 9 ditë më vonë ia kishte dhënë atë, edhe pse institucioni i futbollit ishte i ndërgjegjshëm që Tirana kishte borxhe të shumta dhe ishte në vështirësi financiare, duke rënë ndesh me rregulloret ndërkombëtare. Raporti tregon se Tirana kishte 432 mijë euro borxhe ndaj palëve të treta.

UEFA kërkoi shpjegime nga FSHF se pse kishte pasur një ndryshim vendim të tillë. FSHF deklaroi se vendimi i Apelit ‘ishte i papritur për FSHF, për shkak të mangësive në aplikimin e klubit'”, shkruhet në dokumentin e UEFA-s rreth kësaj teme.

Ajo që e bën edhe më të çuditshme të gjithë, është fakti se Komisioni i Apelit i Licencimit të Klubeve në FSHF nuk kishte ekzistuar asnjëherë më parë dhe u ‘inaugurua’ me vendimin e dhënë për Tiranën një vit më parë. 

Çuditërisht, vendimi i parë që mori ky Komision, i përbërë nga ekspertë brenda FSHF-së dhe jo persona jashtë saj, ishte ai të pranonte një dosje me mangësi të dukshme të Tiranës.




Raporti i UEFA-s

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • estrada: 28/04/2018 14:21

    Ca behet keshtu mire Qeveria qe s'do me ja dit per hallet e popullit por dhe per FSHFn se vendos dot ne zap jo per gje por eshte OJF qe perfaqson jo vetem shtetin por edhe Kombin Tone , po largohu o RAMA dhe META lejani vendin ARMAND DUKES se AI qeka BURRE SE RRUAN PER NJERI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?