Zbardhet vendimi, manovra e Gjikës për mbylljen e dosjes së koncesionit të parkimeve

18 Korrik 2019, 20:44| Përditesimi: 18 Korrik 2019, 20:48

  • Share

Gjykata e Vlorës ka përdorur si kauzë një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për të pushuar çështjen penale kundër ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika dhe 7 zyrtarëve të tjerë të bashkisë Vlorë, të cilët ishin marë të pandehur për konnçesionin e parkimeve në rreth 13 rrugë të Vlorës. Në muajin shkurt 2019 prokuroria e Vlorës ngrit ndaj 8 zyrtarëve Shpëtim Gjika, Ilir Banushi,Arben Beqiraj,Taulla Zanaj,Gentian Sherifaj,Merita Mema dhe Petro Thanasko, akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, duke dërguar dosjen në gjykatë.

Por nga muaji shkurt e deri në korrik 2019, dosja hetimore ka qëndruar në zyrën e gjyqtares së seancës paraprake Atalanta Zeqiriaj. Për pesë muaj më rradhë dosja me 8 të pandehur, zyrtarë e ish-zyrtarë të bashkisë Vlorë, është mbajtur në seancë paraprake, duke u shtyrë si pasojë e mungesës së vazhdueshme të avokatëve të të pandehurve.Por disa ditë më parë “Shqiptarja.com” mësoi se gjyqtarja Atalanta Zeqiraj kishte dalë me vendim për këtë çështje, duke vendosur të pushojë dosjen penale të sjellë për gjykim me 8 të pandehur nga prokuroria.Çështja nuk ka kaluar fare për gjykim në seancë themeli dhe për këtë vendim, gjyqtares së Vlorës i është paraqitur në seancë nga avokatët mbrojtës të të pandehurve,një vendim i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Ky vendim i marë në 19 mars 2019 nga gjyqtarët Amarildo Laçi, Alkelina Gazidedja dhe Bari Shyti, kishte për shqyrtim një masë administrative me gjobë në 10 milion lekë të vjetra për Shpëtim Gjikën dhe 5 milion lekë të vjetra për 7 të pandehurit e tjerë ish-zyrtarë të bashkisë Vlorë. Gjoba financiare ishin vendosur ndaj këtyre personave nga Agjensia e Prokurimeve Publike, e cila mësohet se kishte konstatuar shkelje të rënda në procedurat e ndjekura nga zyrtarët e Bashkisë Vlorë në dhënien e konçesionit 15-vjeçar, të parkimeve në disa prej rrugëve të qytetit të Vlorës. Por këto gjoba fianciare të vendosura nga APP-ja janë ankimuar në gjykatë nga të pandehurit, ku në 2015 gjykata Administrative e Vlorës ka rrëzuar gjobat financiare. Ky vendim është lënë në mars 2019 në fuqi edhe nga gjykata Administrative e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur në favor të Shpëtim Gjikës dhe zyrtarëve të tjerë Ilir Banushi,Arben Beqiraj,Taulla Zanaj,Gentian Sherifaj,Merita Mema dhe Petro Thanasko.

Në vendimin e tyre, tre gjyqtarët e Apelit Administrativ Tiranë nënvizojnë se:”…nuk lejohet rekurs ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit për Padi me objekt kundërshtimin e denimit për kryerjen e kundravajtjeve administrative me vlerë më të vogël se dyzetfishi i pagës minimale në shkallë vendi…”. Me këtë vendim gjykata Administrative e Apelit e ka qujatur të gjithë procesin tenderues të konnçesionit si të rregullt.Ky vendim civil është marë nga avokatët e Shpëtim Gjikës dhe 7 të pandehurve të tjerë,duke e servirur në seancë paraprake në gjykatën penale të Vlorës. Mbi bazën e këti vendimi administrativ gjyqtarja Atalanta Zeqiriaj, ka vendosur të pushojë në seancë paraprake dosjen penale kundër Gjikës, Ilir Banushi,Arben Beqiraj,Taulla Zanaj,Gentian Sherifaj,Merita Mema dhe Petro Thanasko.

Sipas vendimit të gjykatës së Vlorës kur nuk ka shkelje administrative nuk mund të ketë dhe shkelje penale, për pasojë çështja duhet të mbyllet. Ky vendim nuk do të apelohet dhe nga prokuroria e Vlorës duke shuar njëherë e përgjithmonë akuzat për këtë çështje. Por pavarësisht se në Shqipëri personat përgjegjës për dhënien e këtij konçesioni të dështuar, kanë mundur të dalin pa faj në këtë histori, një tjetër gjykim po zhvillohet në gjykatën e Arbitrashit, ku Bashkim Shalla, përfaqësuesi i kompanisë konçesionare “Tis-Park” sh.p.k, kërkon nga bashkia Vlorë një dëmshpërblim financiar prej 20 milion euro. Deri në fund të këtij gjykimi të presim se si do të shkojnë ngjarjet.

Komento

Komente

  • fitim dhjari: 18/07/2019 22:36

    Ilace ju befshin te femijet o fatkeqsia e Vlores pragdhjeret e bashkis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?