Zbardhet vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, në kërkim autori dhe 2 bashkëpunëtorët! 25-vjeçari nga Kosova shiti makinën që u përdor për ekzekutim

30 Nëntor 2022, 18:27| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 19:45

  • Share

Ka mjaftuar 1 muaj që policia të zbërthejë atentatin e Briken Sanajt, natën e 30 tetorit në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Vladimir (Valmir) Kola është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. Në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët nga Kosova, Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi, bën me dije gazetari i Report Tv Sokol Dema.

Kened Antoni, 25 vjeçari nga Peja ka shitur automjetin ‘Mercedes Benz’ që u përdor për ekzekutim. Më 24 nëntor, kreu procedurat e shitjes për Gjelosh Krasniqin, 49 vjeçar nga Peja. Po në këtë datë, e kanë futur makinën në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Vladimir Kolës i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së Briken Sanajt.

Pas ekzekutimit, autori e ka braktisur 'Benzin' dhe e ka djegur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, së bashku me armën e krimit kallashnikov. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për autorin dhe 2 bashkëpunëtorët.

Lidhur me këtë ngjarje, para disa ditësh u shpall në kërkim dhe Agustin Kola, vëllai i autorit. Për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë kryer kërkime, si dhe është bërë shpallja në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar e tyre dhe në bashkëpunim me policitë homogole, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.  

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit. bardhja e vrasjes u krye falë hetimevenga Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të procedimit penal të nisur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si ndodhi vrasja

Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, e qëlluan nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri.

Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën tip “Mercedez Benz”, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues. Mënyra se si është ruajtur derisa të mbërrinte brenda rezidencës “Kodra e Diellit” dhe hyrja e autorëve nga rrethimi i pasmë i bind hetuesit se ishin vrasës profesionistë dhe me pagesë.

Itinerari që ndoqën autorët

Pasi dolën në Unazë, vijuan përmes ish-sheshit “Shqiponja” dhe hynë në autostradë, nga e cila hynë në rrugën dytësore pranë një qendre tregtare dhe disa kilometra më tej dogjën makinën në Qafë-Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash. Një person tjetër i largoi. Targat e makinës tip 'Benz' i përkasin shtetasin Luan Qanushi, të cilat ishin të vjedhura. Brenda makinës janë gjetur dhe armë tip kallashnikov. 

Plagosja në vitin 2012

Briken Sanaj dyshohet se u vra për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

Ora 20:14
Del FOTO, momenti kur kamerat e sigurisë fiksuan autorin e vrasjes së Briken Sanajt

1669835521_finalprojekt.00051622.Still001.jpg

Ky është momenti që kamerat e sigurisë fiksuan autorin e vrasjes së Briken Sanajt, Vladimir (Valmir) Kola. Përmes pamjeve filmike në zonën ku ndodhi ngjarja, te Kodra e Diellit dhe dokumentimin me prova të tjera shkencore, policia mundi të zbardh ngjarjen. Atentati ndodhi mbrëmjen e 30 tetorit.

Ora 18:58
Vrasja e Briken Sanaj në Tiranë, Report Tv siguron foton e autorit

1669831142_finalprojekt.00013520.Still006.jpg

Vladimir (Valmir) Kola është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. Report Tv ka siguruar foton e autorit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodran: 30/11/2022 20:36

    Vetem burg perjet per ket kriminel. Per nji plagosje tesh sa vite e per me teper per faj tyre vret tjetrin mas kaq vitesh. Nuk e jetojn jeten e gezojn te mirat e kesaj bot po dun te kalben ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?