DROPULL- Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në Dropull, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga autorin Thoma Mastora, 69 vjeç. Burime për gazetarin e Report Tv, Piro Nase bëjnë me dije se 69-vjeçari ka qenë në banesën e çiftit duke pirë kafe dhe më pas i ka vrarë duke i qëlluar me sende të forta.
Sipas uniformave blu, shkak për vrasjen është bërë një konflikt i çastit që ka përshkallëzuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Pasi i vrau më 2 maj, Thoma Mastora u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë çiftin Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç, të vdekur në banesë.
Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa në një deklaratë për mediat zbuloi detaje nga ngjarja e rëndë, ndërsa përjashtoi pistën e vjedhjes në banesë. Ai theksoi se dy viktimave iu konstatuan shenja dhune me sende të forta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
“Nga këqyrja sipërfaqësore e trupit të shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia u konstatuan shenja dhune në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ambienteve të banesës dhe gjithë oborrit nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll me qëllim gjetjen e vlerave monetare apo sende me vlerë që mund të posedoheshin nga viktimat”, tha Çipa në një deklaratë për mediat.
Arsyet se çfarë çuan në konfliktin e çastit ende nuk dihen. Ndonëse policia e përjashton zyrtarisht pistën e vjedhjes, çiftit të të moshuarve iu është gjetur në banesë 5 milionë lekë të reja, ndërsa autori rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
Sidomos pak ditë para se të ndodhte vrasja, Thoma Mastora kishte pirë disa herë kafe në banesën e çiftit Ilia. Report Tv solli foton e tij, ndërsa burime thonë se ai njihet në zonë si njeri problematik, ku është bërë disa herë pjesë e konflikteve në fshatin Bodrishtë.
Ai është trajtuar 3 herë në spitalin psikiatrik në Vlorës. 69-vjeçari është nga Portëza e Fierit dhe i martuar në fshatin Bodrishtë në maj të vitit 1989.
Me fillimin e ndryshimeve politike Thomai shkon në Greqi së bashku me gruan. Për shkak që të përfitonte dokumente greke ai merr mbiemrin e bashkëshortes Mastora. Dyshohet se e ka ndryshuar edhe emrin pasi më parë e ka pasur Petrit.
Ndaj tij rëndon akuza penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në momentin e arrestimit i është gjetur një sasi municioni luftarak, si edhe mjeti më t cilin ka vrarë të moshuarit që është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencor.
Për zbardhjen e ngjarjes, policia ka shoqëruar dhe pyetur 35 persona, ndërsa alarmi që ngriti motra e Kloeniqi Ilia zbuloi ngjarjen e rëndë. Ajo nuk kishte mundur të lidhej në telefon me të motrën dhe kishte njoftuar fqinjën, ndërsa kjo e fundit e gjeti çiftin të vdekur në banesë.
Report Tv ka siguruar foton e autorit që ka rënë në pranga për vrasjen e çiftit Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç në Dropull.
Policia ka arrestuar bashkëfshatarin Thoma Mastora, 69 vjeç. Report Tv sjell edhe foton e tij, ndërsa burime bëjnë me dije se njihej si person problematik në zonë.
Ai është trajtuar 3 herë në spitalin psikiatrik në Vlorës.
69-vjeçari është nga Portëza e Fierit dhe i martuar në fshatin Bodrishtë në maj të vitit 1989.
Me fillimin e ndryshimeve politike Thomai shkon në Greqi së bashku me gruan. Për shkak që të përfitonte dokumente greke ai merr mbiemrin e bashkëshortes Mastora.
Dyshohet se e ka ndryshuar edhe emrin pasi më parë e ka pasur Petrit.
Policia ka dhënë detaje për vrasjen e çiftit të moshuar Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç në Dropull. Në pranga ka rënë bashkëfshatari Thoma Mastora, 69 vjeç.
Deklarata e plotë e Drejtorit të Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa
Përshëndetje. Jam sot para jush për të bërë prezent rezultatet e një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.05.2024 në fshatin Bodrishtë të bashkisë Dropull ku u gjetën të pa jetë dhe me shenja dhune çifti i të moshuarëve Ilia. Më datë 02.05.2024 rreth orës 08:00 jemi njoftuar se në fshatin Bodrishtë/Dropull ishin gjetur nga bashkëfshatarët pa shenja jete dy shtetas në brendësi të banesës së tyre. Me marrjen e njoftimit shkuan menjëherë në vendngjarje shërbimet e policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të Komisariatit të Policisë.
Gjithashtu për të hetuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes u ngrit një grup i posaçëm hetimor i kryesuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Gjirokastër Z.Petrit Çano dhe prokurorja Blerina Musabelliu, Drejtori për Krimet e Rënda dhe Specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, ekspertë kriminalistë nga Instituti i Policisë Shkencore dhe ekspertë kriminalistë nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Grupi i posaçëm hetimor kreu një sërë veprimet hetimore dhe proceduriale në vendin e ngjarjes. Nga verifikimet paraprake, rezultoi se në brendësi të oborrit të banesës është gjetur i pajetë shtetasi Kosta Ilia 84 vjeç, lindur e banues ne Bodrishtë dhe në brendësi të banesës është gjettur e pajetë Kleoniqi Ilia 88 vjeçe, lindur e banuese në Bodrishtë.
Nga këqyrja sipërfaqësore e trupit të shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia u konstatuan shenja dhune në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ambienteve të banesës dhe gjithë oborrit nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll me qëllim gjetjen e vlerave monetare apo sende me vlerë që mund të posedoheshin nga viktimat.
Nga veprimet hetimore të kryera me ekspertët kriminalistë dhe mjeko- ligjorë u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse duke u shkaktuar vdekjen. Për thellimin e hetimit u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme sende dhe mjete të cilat dyshohej se kishin lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe që ekzaminimi i të cilave do të identifikonte autorin dhe dokumentonte me prova ligjore.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u arrit të gjendej, fiksohej dhe sekuestrohej me cilësinë e provës materiale përveç provave të tjera dhe një vlerë e konsiderueshme rreth 5 milion lekë të reja që çifti i të moshuarave kishte në banesë. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas. U kryen intervista, verifikime, kontrolle, eskpertime, u bë eksperiment hetimor dhe të gjitha veprimet e tjera që grupi i posaçëm hetimor çmoi të nevojshme për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore ngjarjen.
Nga hetimet intensive, inteligjenca policore, deklarimet e ndryshme dhe ekzaminimet biologjike të provave u arrit të sqarohet motivi i kësaj ngjarje dhe të dokumentohet me prova ligjore autori i kësaj ngjarje të rëndë me pasoja vrasjen e dyfishtë të shtetasve Kosta e Kleoniqi Ilia. Nga provat e siguruara rezulton se autori i këtij krimi dyshohet të jetë shtetasi Thoma Mastora 69 vjeç, banues në Bodrisht të bashkisë Dropull Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për ndalimin e shtetasit:
Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në Bodrishtë/Dropull “, i dënuar më parë për vjedhje. Gjatë kontrollit të banesës së 69-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”
Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë është punuar intensivisht nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Instituti i Policisë Shkencore dhe të Mjekësisë ligjore nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë dhe prokurores së çështjes, ku gjej rastin ti falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe punën profesionale të bërë për këtë rast.
Dua të siguroj qytetarët se strukturat e Policisë që operojnë në territorin e qarkut Gjirokastër janë tërësisht të angazhuara për të garantuar rendin e sigurinë dhe për të luftuar çdo paligjshmëri që shfaqet në territor dhe në këtë kuadër i ftoj sërish që të besojnë e bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë pasi bashkërisht ndërtojmë një ambient edhe më të sigurt.
hajde futi ne shtepi psikopatet...vareni qenin...
Përgjigju