TIRANË – 6 muaj i janë dashur Albano Velos, djalit të efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, që të marrë hak për vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikaj, i ekzekutuar në qershor 2022.
30-vjeçari nga Këlcyra, Përmet është vënë në pranga në Rinas teksa po kthehej nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, atje ku ishte larguar vetëm katër ditë pas organizimit të atentatit dhe ekzekutimit të Edmond Papës më 16 dhjetor pranë një lokali në kryeqytet. Ai kishte monitoruar lëvizjet e tij dhe duket se ka pritur që të vijë në Shqipëri për ta vrarë në bashkëpunim me 44-vjeçarin e identifikuar si A.B., banues në Tiranë. Ky i fundit është shpallur në kërkim si bashkëautor i vrasjes së Papës.
Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën dhe ditën e ngjarjes kur sapo ishin kthyer nga jugu arritën realizimin e krimit pranë një lokali në Selitë. Në kuadër të operacionit ‘Eagle Eyes’, forcat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe automjetin tip ‘Audi’ të përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas krimit. Po ashtu u sekuestruan edhe 3 aparate celular. Para hetuesve të policisë, Albano Velo ka mohuar autorësinë e vrasjes, qëndrim të cilin e mbajti edhe para gjykatës në seancën për caktimin e masës së sigurisë. Ai do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Në rrjete sociale Albano Velo reklamon jetën e luksit, teksa nuk mungojnë makinat e shtrenjta dhe tufat me para. Ndërkohë, Dilaver Velo është pezulluar nga detyra si inspektor i Komisariatit nr.4 sapo është vënë në pranga i biri.
Hetuesit dyshojnë se vrasja e Papës të jetë bërë për hakmarrje, teksa e lidhin atë me ekzekutimin e Sadikajt. Policia është e rezervuar në dhënien e detajeve, por mendohet se po punohet ngushtë për zbardhjen e vrasjes së Sadikajt, e mbetur e pazbardhur edhe pas më shumë se gjashtë muajsh. Një tjetër pistë e dyshuar për vrasjen e Papës është raportuar larja e hesapeve për një sasi prej 700 kg kanabis që solli edhe ekzekutimin e 2 shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organaja në Athinë. Urdhri dyshohet se u dha nga Klodian Lekocaj, i burgosur në Greqi. Por pas lidhjes së Sadikajt me autorin e vrasjes së Papës, kjo pistë mund të rrëzohet.
Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën "Fadil Bodinaku". 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.
Si u vra Aleksandër Sadikaj?
Më 11 qershor, 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj, ishte nisur drejt qytetit të tij, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia doli që të dilte vetë nga makina e të dërgohej në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.
Efektivi i policisë, Dilaver Velo është pezulluar nga detyra pasi i biri Albano Velo është arrestuar si njëri prej autorëve të vrasjes së Edmond Papës.
“Menjëherë pas ndalimit të Alban Velos, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.
Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra”, njofton policia.
Albano Velo, postimin e fundit në Facebook e ka në datën 22 dhjetor 2022 në Paris, në shoqërinë e dy miqve të tjerë, në përpjekje për të humbur gjurmët në lidhje me ekzekutimin e Papës. Në Facebook rezulton se përgjatë gjithë muajve të tjerë nuk ka asnjë postim, të paktën që prej prillit, pak kohë para se të vritej miku i tij Aleksandër Sadikaj. Teksa më herët ishte aktiv me foto të shumta, duke treguar edhe jetën e luksit.
Albano Velo, djali i efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo, dyshohet si organizator dhe autor i vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Në fotografitë e tij në rrjete sociale nuk mungojnë ato me babain polic dhe Albano e shoqëron me shkrimin: “Në flagrancë duke përdorur telefon në orarë të punës”.
Po ashtu, Velo shfaqet në fotografi me armë, tufa me para e makina luksoze. 30-vjecari ishte mik me Aleksandër Sadikajn, i cili u vra në qershor të vitit 2022. Ai është fotografruar shpesh në rezortin e Sadikajt në Memaliaj bashkë me shokë të tjerë.
Albano Velo rezulton të jetë larguar nga Shqipëria katër ditë pas vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Është vënë në pranga në aeroportin e Rinasit gjatë kthimit nga Franca. Ai është djali i efektivit të policisë së Komisariatit nr. 4, Dilaver Velo. Ditën e atentatit, me bashkëpunëtorin e shpallur në kërkim kanë ardhur nga jugu.
Gjykata Penale e Tiranës lë në burg 30-vjeçarin Albano Velo. Përpara gjykates ai ka mohuar përfshirjen në vrasjen e Edmond Papës.
Report Tv ka siguruar fotografinë e 30-vjeçarit Albano Velo, lindur në Këlcyrë Përmet që organizoi atentatin ndaj Edmond Papës dhe e ekzekutoi me 9 plumba në Tiranë. Velo mund të jetë hakmarrë për shokun e tij Aleksandër Sadikaj, i vrarë më 11 qershor të vitit 2022.
Eh fshataret e rroskovecit bizesmena hahaha ..
PërgjigjuTe pakten kesaj rradhe nuk ka patur dekonspirim brenda rradheve te policise.Fakti qe i dyshuari u largua e u kthye,tregon qe askush nuk e ka lajmeruar babain polic dhe ky te birin.
Përgjigjuke te drejte o gripi,, po na mbyt krimi gjithandej,,,edhe policia si tek ky rast eshte bashkepunetore ne krim si lidhje krushqie,,,mendoj qe qeveria e rames e ka inkurajuar krimin,,,asnje vote me per edi ramen,e e,veliaj ,,qe ta marrin te djathtet e te largojne bandat nga rruget....ndryshe do pime kafene ne kafene kriminelesh e trafikantesh....
Përgjigjuishalla ka bere pak stervitje me sapunin ky trimi keto dite ne france se zor do e kete sa te hapet. vrasje ne pabesi, ne erresire, pas kraheve vetem ketu ndodhin. trimi eshte ai qe i del para me arme dhe kush di te shtjere jeton. skutha qe kapen disa lek por qe nuk diten ti shijojne.
Përgjigjufamilje kriminelesh,,,krushqi kriminelesh, ,,vafshi ne esfel te gomereve.....ishallah....babai polic do futur ne burg nja 29 vjet.....rrace e poshter,,,enveri i fuste plumbin ketyre,,,burgu per keta kriminele eshte kavaleshence....
PërgjigjuRuajuni!Ruaj vehten njofto edhe te tjeret! Cdo jave shqiptare shoqerohet me vrasjen e nje shqiptari. Nder te tjera kjo ndodh prej pa barazise ekonomiko shoqerore qe eshte krijuar nen udheheqjen e politikes "demokratike" vendase dhe te huaj. Se si te mos ndodhesh ne kohen e gabuar dhe ne vendin e gabuar nuk ka ndonje formule,por une propozoj qe ne rrjetet sociale banoret e cdo qyteti apo fshati te publikojne bisneset,lokalet,mjetet e udhetimit etj.qe jane prone e personave te rrezikshem apo qe rrezikohen prej kundershtareve me qellim per tu shmangur prej qytetareve vendas apo prej turistave. Le ta quajme kete GZBRr,Guida e Zonave dhe Bizneseve te Rrezikshem,sepse edhe Zoti thote Ruaju te te ruaj!
PërgjigjuPune amatoresh
PërgjigjuVelo djali partizani
PërgjigjuBravo djale se paske ken shok tamam! Uroj qe as edhe 1 Dit burg mos ta bash
PërgjigjuKrimi lind nga paraja e piset. I beri ndonje sekuestro pasurise se Sadikajt? Vete i perfshire ne trafik droge dhe vrasje, nena e perfshire ne prostitucion dhe ne bashkepunim me policine. Asnje sekuestro. Ketij killerit do i sekuestroje gje apo jo? Po miqeve te ketij qe do shkojne ta mbeshtesin ndonje hetim dhe sekuestro pasurie do i bejne? Kaq te thjeshte e ka prokuroria dhe policia parandalimin e vrasjeve. Pritini burimin financiar dhe behen qengja. Babai i ketij duhet flakur nfa policia dhe duhet te ndiqet penalisht per mos kallezim krimi, ashtu si akuzohen te gjithe. Sekuestro fermes ne memaliaj, sekuestro Bar Sanço, sekuestro pasurise kriminale te nenes, motres dhe kunatit. Jepni shembuj te tille dhe shikoni rezultatin pozitiv. Kjo fare e lige vrasesish dhe trafikantesh duhet zhdukur nga shqiperia.
PërgjigjuPo moj Lushka po se babai nuk ka perfituar nga parate e krimit te te birit. I biri ishte profesor ose punonte ne ndertim megjithe ate luks. Babai legen ka qene polic per te vendisur gjoba dhe " nuk e kuptonte" nga vinte gjithe ai luks i te birit. Asnje lloj meshire per keta fshatare police te lidhur me krimin dhe qe pjellin vrases dhe trafikante. Keta palo fshatar police dekonspirojne aksionet e policise dhe behen shkaktar per qindra konflikte te pazgjidhura. Ashtu e ka mesuar te birin dhe ashtu do vuaje pasojat ligjore dhe hakmarrjen. Le te rrije tani me frike ne zemer ai horri vrases trafikant dhe babai i tij. Konfiskim te pasurise baahke me familjen e atij trafikantit vrases qe hodhen ne ere. Keshtu pastrohet vendi nga kermat.
O gripo Po clidhje ka babai I shkrete qe punon ne poici me marre ndonje 500 leksh me pir ndonje got raki me kolegun. Njeriu eshte individual edhe nuk e di nese ke familje por nese do jesh I martuar apo Jo por se di cfare ben gruaja apo Nena jote sa ndahet nga ty! Cdo njeri flet per veten e tij sic mund te bej bashkevuajtesi Im sa ndahet nga un ku e di un cka bere. Keshtu qe nuk duhet te shprehesh per njerez qe nuk e di ckan bere pervec autorit! Njerezit Jan individual edhe nuk kan asnje pergjegjesi morale edhe ndjenje faji kundrejt asnjeriu tjeter pervec vetes se tyre fixoje ti edhe te tjere qe do e lexojne! Ketu ne shqiperi te bejne shembull kope e tufe si bageti... njeriu flet vetem per pjesen kur eshte prezent me personin ne fjale se cben pastaj jasht shoqerise tende e times nuk mund ta dij asnje njeri... vetem ketu ndodhin cudira edhe mrekulli edhe degjojne fjale tavoline keshtu eshte hecur edhe keshtu vazhdon te jete ne shqiperine e bukur...Pjesa tjeter asetet financiare shembull I mire por e vjedh dot hajduti hajdutin!? Te pershendes gripo!
Jane dhe policet per tu futur ne veting se jane bo milionera.
PërgjigjuNese esht e vertet hallall ja beft dora bravo i qoft
PërgjigjuLum Tirona kryeqytet , mjer tirnocit c'ka me i gjet
PërgjigjuTe ishte per tironcit, tirana do mbetej me poture pis dhe me shtepi me qerpiç. Vrasesit me liq dhe te pabese jane katunaret e tirones. Kjo eshte e para dhe dyta eshte se keto lloj vrasjes jane shtuar nga dashuria qe kane te ardhurit pas viteve 1997 ne tirane. Bashke me ajken dhe perparimin, mbas 50 vitesh erdhi dhe llumi i fshatareve, memaliaj, kelcyre, mamurras, laç, pykjane etj. Kjo eshte e verteta. Pastaj ju tironcit kur jepni e shisni tokat nuk pyetni shume kujt po ja jepni.
Kur doni,i kapni.
PërgjigjuKy dojet njeriu i pare qe ka qite pushk per shokun. Se në shqiperi nuk ka ndodh naj here.. hallall . Ose ky ka ndjere rrezikun dhe ka thon lete qaj nona e tij epara sesa nona ime. Kjo ndodh ne shumicat e rasteve në shqiperi. Vrite para se te vrase. Esht normale.
PërgjigjuMund te jete edhe I paguar ndoshta nga familjaret e viktimes ose shok tjeter me ekonomi te majme. Arsyet e ketyre ngjarjeve vijne nga shumat e Medha financials qe si kan prekur edhe humbasin nga deliri I madheshtise edhe hyjne sikur I kan keto vet keto shuma Jo qe duhet tja dorezojne dikujt qe I ka ne te vertet... Edhe keshtu fillon filmi me metrazh te shkurter. Edhe dalin familjaret skemi drejtesi skemi keshtu e ashtu... Edukojini femijet me dashuri me Libra Jo me filma Alla Scarface Tony Montana... Jepini ate qe te jetojne. Nje jete te qete larg armeve larg droges larg bixhozit larg veseve te keqija. Jeta eshte e bukur por edhe e gjate por eshte edhe e shemtuar edhe e shkurter... Mesojini femijeve tuaj cfare eshte e tjetrit eshte e tjetrit cfare ju takon juve eshte e juaja edhe nuk ndodhin me keto seriale te rendomta!
Nqoft se ky osht hakmarr vetem per shoqni pa interes tjeter Mund te quhet trim i gjall Hallall gjini nones
PërgjigjuBravo o qoft ky asht shok hallall e sa ma shoeht jashta