Zbardhet pas 7 vitesh zhdukja e Mariglen Gjonajt në Lezhë, në pranga Kristian Cenaj! E vrau për t'i vjedhur Rolex-in dhe varësen e floririt

11 Tetor 2022, 11:37| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 13:07

  • Share

LEZHË- Vetëm pak muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në Fushë-Kuqe të Kurbinit, dhe 7 vite që nga zhdukja e tij, policia e Lezhës ka zbardhur vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonajt. Kristian Cenaj, 30-vjeç është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së adoleshentit 7 vite më parë. 30-vjeçari më 18 maj të vitit 2015, dyshohet se ka vrarë Mariglen Gjonajn, teksa po i vidhte, një orë dore të markës Rolex si dhe varësen e floririt, që i mituri kishte pasur me vete ditën e ngjarjes kur edhe është zhdukur.

Analizimi i tabulateve telefonike si dhe nëpërmjet marrjes së dëshmive e ballafaqimeve, çoi në zbulimin e autorit. Deri më tani Kristian Cenaj nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, por prokuroria është e bindur se ai është autori.

Mariglen Gjonaj u zhduk në rrethana misterioze, 7 vite më parë më datë 18 maj 2015, ndërsa xhaxhai i tij bëri kallëzim në prokurori një ditë më vonë se kishte humbur çdo kontakt me nipin e tij.Prindërit shpreheshin se atë ditë i mituri ka pasur në dorë orë Rolex dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekëve të vjetra.

Lidhur me kallëzimin, prokuroria e Lezhës regjistroi procedimin për veprën penale "Rrëmbimi ose mbajtja e peng e personit" dhe më pas ja transferoi dosjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. 2 vite më parë prokuroria e Krimeve të Rënda pezulloi hetimet, kjo pasi nuk ishte bërë e mundur identifikimi i autorit të ngjarjes dhe dosja i kaloi sërish strukturave të hetimit në Lezhë.

Por pas gjetjes së eshtrave dhe mbetjeve kockore në prill të këtij viti në në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik, dhe që u zbulua se u se i përkisnin Mariglen Gjonajt, prokuroria e Lezhës rifilloi hetimet.

Në zbardhjen e ngjarjes duke u përdorur metodat speciale të hetimit si dhe nëpërmejet marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, është bërë i mundur identifikimi i autorit, i cili është Kristian Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin. Policia ka bërë të mundur ndalimin e 30-vjeçarit për veprën penale "Vjedhja me pasojë vdekjen”.

1665484117_cenaj.jpg

 

Autori Kristian Cenaj dhe viktima Maringlen Gjonaj

Ora 12:28
FOTO/ Kush është 30-vjeçari që vrau për një orë Rolex dhe varëse floriri 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj

 

Report Tv ka siguruar foton e 30-vjeçarit Kristian Cenaj, i cili vrau për t’i vjedhur një orë Rolex dhe për një varëse floriri 7 vite më parë 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj. Analizimi i tabulateve telefonike si dhe nëpërmejet marrjes së dëshmive e ballafaqimeve, çoi në zbulimin e autorit. Deri më tani Kristian Cenaj nuk e ka pranuar autorisinë e krimit, por prokuroria është e bindur se ai është autori. Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin, është ndaluar ditën e djeshme nga policia e Lezhës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pooo: 12/10/2022 07:13

    Djale kristjan

    Përgjigju
  • Iris: 12/10/2022 01:47

    /Vjedhje me pasoje vdekjen/ eshte akuze e gabuar,e ben te duket si vdekje aksidentale.Akuza duhet te ishte /vjedhje/, /vrasje me paramendim/ dhe /armembajtje pa leje/.S.d.q nje 16 vjecar ne nje fshat te humbur te Kurbinit me bizhuteri me vlere 10 milion leke?! Mire se nga nje varese e kane te gjithe,po te tjerat?!Me cfare merrej,si i kishte siguruar??? Moshataret e tij ne bote,shkojne ne pune e ne shkolle e mezi sigurojne nje makine te perdorur,kurse ky ne nje nga fshatrat e ne nje nga qytetet me te varfera te nje nga shteteve me te varfera te Evropes,stolisej sikur ishte biri i ndonje prej bilionereve me te pasur te botes?!Po familja pse ia lejonte,perse nuk i thoshte qe po u pispillose keshtu ,do te terheqesh vemendjen e personave te gabuar?!

    Përgjigju
  • Don joni: 11/10/2022 22:08

    Ky duhet vare ne mes te tiranes

    Përgjigju
  • Artan: 11/10/2022 16:20

    O bytheqire, po merret jeta e nje vogelushi per nje ore dhe nje varese floriri. Te siguroj we nuk do kalosh vtifin e pare ne burg...Nuk mund te mbaje shteti shqiptar nje legen te tille me ushqim. Te burgosurit duhet t'ja tregojne vendn nje njeriu te tille. Vdekjen e ka pak.

    Përgjigju
  • Rolex ne dore: 11/10/2022 15:22

    Kye e ka vra vrasesi po edhe mendja e madhe e tij dhe e familjes. Si lehet djali me dale me rolex ne dore duke e ditur se cfare maskarenjsh ka rrugash? Zoti i dhashte kivet familjes po nxit e kane

    Përgjigju
  • PRENG KOLA PREJ MALSIE: 11/10/2022 13:43

    Pirdhni burra si n’shpi tuj. Nje komb qe nuk ka Zot, nje komb qe nuk beson ne Zot nuk eshte komb por nje popull vrasesish dhe kusaresh nga cepi ne cep. SOT ESHTE TURP TE JESHE NJERI I DREJTE SIC ESHTE TURP TE JESH EDHE SHQIPTARE.

    Përgjigju
    • Lala: 11/10/2022 15:03

      Ke nga 5000 zoterit QE ekzistojn te besojme?kot Po pyes se per te tjera ca je then jam shun dakort me ty

  • O sa mire: 11/10/2022 13:09

    Me ken shqiptar oe oe

    Përgjigju
  • Turi: 11/10/2022 12:28

    Ty mase te shuhet rraca , si mund te vrasesh nje femije per nje ore dhe varese te qelbur ? Fisin duhet te ta shuajne o bastard se fara jote duhet zhdukur

    Përgjigju
    • Agjenti: 11/10/2022 13:39

      xhaxhi ishte usta. ja qinte nenen ktyre me gjithe rrenje

    • Avokat!: 11/10/2022 13:20

      Fisi ndoshta nuk ka faj, por ama familja e tij duhet te presekutohet si dikur kur Xhaxhi krimineli interrnonte te pa fajshimit, thjesht per edukaten e m**** qe i kan dhen ketij bastardi.

  • beni: 11/10/2022 12:12

    Mamurrsi halja e Shqiperise

    Përgjigju
    • x mamurrsin: 11/10/2022 17:21

      Pyet plaken tende qe punon te mbikalimi se ajo e di mirre nga jam

    • Mamurrsi: 11/10/2022 13:10

      Pse Ti nga je, nga KARdhiqi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?