Artan Kaja, sipërmarrësi shqiptar që e vranë në Itali

Bota

Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera

10 Janar, 13:19| Përditesimi: 10 Janar, 14:34

  • Share

Itali-Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen e sipërmarrësit shqiptar në Itali, Artan Kaja. Raportohet se ai është një 50-vjeçar gjithashtu shqiptar, i cili punon si shofer kamioni në Capannori.

50-vjeçari, u vetëdorëzua në polici dhe në praninë e një avokati ka pranuar krimin.

I akuzuari ka treguar për autoritetet italiane se ishte ngjitur mbi një mur të ulët që rrethonte kompaninë dhe kishte pritur Artanin në një zonë të errët dhe të shkretë (të paktën në atë moment) të fabrikës së letrës- në këtë zonë nuk kishte kamera sigurie. Kur e pa që erdhi 50 vjeçari thotë se tërhoqi këmbëzën, shkruan Corriere.

Në bazë të informacioneve të deritanishme, viktima dhe autori disa javë më parë kishin pasur një debat të ashpër për shkak të punës.

Artan Kaja u gjet i pajetë mbrëmjen e 7 janarit 2025  në magazinën e një fabrike letrash në Capannori (Lucca), Smurfit Kappa. Madje ishte bashkëshortja e tij ajo që e gjeti - duke mos e parë të kthehej në shtëpi dhe duke mos marrë përgjigje në telefonatat e saj, shkoi në kompani.

Në fillim, ngjarja u raportua si aksidentale por më pas u zbulua se ai kishte një vrimë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit e cila nuk është gjetur ende.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?