Vrasja për mobiliet në Shkodër, shënjestra shpëtoi, kapet i riu që vrau aksidentalisht shokun e ngushtë, në kërkim vëllai kampion i Taekwondo-s

18 Gusht 2020, 08:28| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 15:43

  • Share

TIRANE-Zbardhet vrasja e ndodhur mbrëmë në Shkodër. Autori është dorëzuar, ndërsa në kërkim është vëllai i tij. Ish-futbollisti i Vllaznisë Gledis Kraja sipas policisë u ekzekutua nga shoku i ngushtë Stjuart Smakaj 23-vjeç. Në kërkim është vëllai i autorit Sebastian Smakaj 29-vjeç, kampion i Taekwondo-s.

Burime nga policia e Shkodrës i thanë Report Tv se Gledis Kraja është vrarë aksidentalisht. Shënjestra e atentatit ka qenë Denis Halili. Pas vrasjes dy vëllezërit u arratisën, por pas negociatave, Stjuart Smakaj ka pranuar që të dorëzohet duke marrë përsipër krimin. Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, një automatik të modifikuar.

Konflikti që solli vrasjen
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45 minuta në lagjen "Perash" dy vëllezërit Smakaj pranë shtëpisë së tyre dhe viktima Gledis Kraja, shoku i ngushtë, u konfiktuan me një tjetër person, Denis Halilin. Shkak i debatit ishin disa mobilie, që autori i kishte porositur te Halili. Debati agravoi dhe Stjuart Smakaj sipas policisë mori armën tip automatik të modifikuar duke hapur zjarr në drejtim të makinës që ndodhej shënjestra, një kamionçinë.

Por shënjestra arriti që të shmangej duke u larguar me shpejtësi me makinë dhe plumbat e zbrazur nga Stjuart Smakaj kapën shokun e tij, Gledis Kraja që ishte në makinën e tij tip 'Ford' me targa AA472KU duke e plagosur rëndë. I riu u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja, makina tip 'Ford' ku ndodhej ish-futbollisti i Vllaznisë u bë shoshë nga plumbat. Policia sekuestroi dy makina të palëve të përfshira në konflikt dhe armën e krimit. Pas ngjarjes autori me vëllanë, Stjuartin 23-vjeç u larguan me një makinë tip 'Peugeot' ngjyrë gri. Por arratia e Stjuart Smakajt zgjati shumë pak, pasi u dorëzua pas negociatave.

Vëllai i vogël i autorit, Stjuart Smakaj është person me precedent penal. Në vitin 2015 ai u arrestua së bashku me 3 persona të tjerë, pasi sulmuan tre punonjës policie me levë hekuri dhe sende të tjera metalike duke i plagosur. Ndërkohë që viktima Gledis Kraja pasi hoqi dorë nga futbolli, aktualisht punonte në një kompani dezinfektimi. Gledis Kraja ka qenë futbollist tek ekipi i Vllaznisë në vitin 2013. 

1597734070_WhatsAppImage20200818at08.33.11.jpg

Makina ku qëllua Gledis Kraja

Autori i dyshuar  Sebastian Smakaj

1597742363_miqmestyre.jpg

Komentet në Facebook mes shokëve, autorit dhe viktimes

Ora 15:38
Vrasja në Shkodër, pas sherrit i riu u ngjit në banesë, mori armën dhe qëlloi nga kati i dytë

Report Tv zbardh detaje të reja nga vrasja mbrëmë në Shkodër. Stjuart Smakaj ka qëlluar nga kati i dytë i banesës në lagjen "Danjel Matlija". Burime pranë grupit hetimor të policisë së Shkodrës bëjnë me dije se në vendin ku ka qëlluar 23-vjecari, janë gjetur 18 gëzhoja automatiku dhe ai ka qëlluar nga kati i dytë i pallatit.

Pas debatit verbal, ai i ka kërcënuar se do te vriste objektivin, është ngjitur në banesë dhe ka marrë armën duke qëlluar nga kati i dytë i pallatit. Objektivi është larguar me shpejtësi ndërkohë që viktima Gledis Kraja, ka qenë në mjetin tip Ford.

Predhat e armës kanë shpuar pjesën e sipërme të mjetit dhe Kraja ka marrë plagë në shpatull por plumbi ka prekur edhe organet jetësore ku ka humbur jetën në spital. Në pjesën e sipërme të makinës janë gjendur 8 vrima plumbash. Stjuart Smakaj 23 vjec ka pranuar vrasjen. Nga ana tjeter vijon te jete ne kerkim vellai i tij Sebastian Smakaj 29 vjec. Autori dhe viktima ishin shoke te ngushte me njeri tjetrin. 

Ora 14:57
Zbulohet emri, ja kush ishte shënjestra e plumbave mbrëmë në Shkodër

Denis Halili ishte shënjestra e breshërisë mbrëmë në Shkodër, por plumbat kapën shokun e ngushtë të autorit, Gledis Kraja. Halili u konfliktua me dy vëllezërit Smakaj dhe shokun e tyre Gledis Kraja. Stjuart Smakaj hapi zjarr në drejtim të tij, por Halili u largua me shpejtësi me një kamionçinë, ndërsa plumbat kapën aksidentalisht Gledis Krajën.

Ora 14:47
Kjo është arma e modifikuar me të cilën i riu vrau shokun e ngushtë në Shkodër


Policia e Shkodrës pas arrestimit të autorit të vrasjes mbrëmë në Shkodër ka sekuestruar edhe armën e krimit, automatik i modifikuar.

Ora 14:30
FNSH-ja e rrethon, kapet i riu që vrau aksidentalisht shokun e ngushtë në Shkodër

Stjuart Smakaj

Policia ka arrestuar njërin nga vëllezërit e shpallur në kërkim për vrasjen mbrëmë në Shkodër. Në pranga ka rënë Stjuart Smakaj, që sipas policisë është autori i vrasjes. Policia pasi e lokalizoi rrethoi zonën dhe në bashkëpunim me FNSH-në e arrestoi. I riu nuk bëri rezistencë duke rënë në pranga. Sekuestrohet edhe arma e zjarrit e modifikuar. Në kërkim vijon që të jetë vëllai i tij, Sebastian Smakaj 29-vjeç, kampion i Taekwondo-s në Shkodër. 

Komento

Komente

  • Perash: 19/08/2020 15:57

    O moterqima qe paragjykoni pa i njohur njerezit, Vellezerit Smakaj me ke kan nda buken kan ken gatshem me dhan edhe jeten nuk i njeh kush per asnji ves tkeq, rreziku ndodh qa i ka ndodh Jurit mos i raft kujt zoti ja lehtsoft dhimbjen atij e familjes Gledisit.

    Përgjigju
    • Dega: 19/08/2020 22:35

      100% e vertet jan familje e mire shum , rrezik I madh ca I ndodhi, Zoti ja lehtesofte dhimbjen

  • danqe: 19/08/2020 14:24

    un i kam pas shok e kam hanger e kam pi me to djem ma te mir ske ne shkoder po do rop*mve qe shkrujn pa dit si ka ken fiks puna aja qe i ka noll jurit mas i raft kujt

    Përgjigju
  • nji dy: 19/08/2020 14:22

    Allahu te past afer vedit o Gledis djali ishe ar djal ..edhe Jurit ja lehtsoft Zoti dhimbjen e madhe qe do jen tu kalu

    Përgjigju
  • Drejtesia: 18/08/2020 23:10

    Ne p* te robve te shkojne, si atentatoret dhe shenjestra e shpetuar... Sa me shume mes tyre aq me mire per qytetaret. Kur nuk funksionon sistemi drejtesise, keta u befshin mullar mes njani tjetrit

    Përgjigju
    • Lomi: 19/08/2020 07:20

      Ti ke te drejte mor zotni, po sikur te ishte duke kalu ne ate moment nji kalimtar i pafajshem si i bohet,keto duhet ti zgerdhijne kur i kapin, sic e bojne specnazat rus, mut somes te shkoje avokati i popullit.

  • Skema: 18/08/2020 22:29

    Te njejten skeme kriminale po ndjek edhe familja e vrasesve Kusi, ata qe vrane ate teknikun e kondicionerve te shkrete tek 21 dhjetori. U dorezuan dhe njeri vella Albano dhe i jati maskara dolen nga burgu. Tani po mbledhin parate qe ju kane kerkuar horrat e drejtesise qe gjoja Griseldo e vrau pa dashje dhe te denohet vetem 2 vite. Ky eshte shkaku perse vrasin keta jashqitje njerezore, blerja e dreqtesise. Keta meritojne te vdesin pa meshiren e zotit.

    Përgjigju
    • Populli: 19/08/2020 00:54

      skandalozeeeee...ai cuni kondicionerave ne Hall te vete , gjithe ai cun...Leku hedh perpjete dhe shurren por ketyre qenerve kur do ju vije dita te hane dhe? Ku eshge drejtesia e trumbetuar 24 ore ne TV? Spo shohim gje dhe as nuk presim gje. Ku popull vegjeton, merr fryme por ka vdek.

  • I paditur: 18/08/2020 21:47

    Nje gje se kuptoj nuk ka qen aj shenjestra Por plumbat kan shpuar makinen eti dhe i kan marr jete aty kurse obiektivit asi gje? jam i paditur

    Përgjigju
    • Leonard: 19/08/2020 08:53

      Shenjestra eshte pjese e armes (revolver,pushke, automatik,top.....) qe sherben per te percaktuar kendin e duhur ne menyre qe predha te shkoje ne objektiv.Objekti ose personi te cilit i eshte drejtuar arma quhet objektiv ose shenje

  • Emigranti shkodran: 18/08/2020 19:05

    Kur lapsin e kap injoranti, Pushken krimineli, Pushtetin trathetari, vendi kthehet ne nje xhungelle ku s'mund te jetojne njerezit. Ky ashte rraliteti sote ne shqipnin.

    Përgjigju
  • Marcel: 18/08/2020 17:37

    Mos te ofendojme njeri tjetrin se ju bojme qejfin politikaneve etj ... (veri-jug//jug-veri) njesoj jemi dmth Shqiptare, sepse ankohemi pastaj pse na shajne, e na ofendojne. Ankohemi se njerezit jane rracist ndaj nesh.

    Përgjigju
  • Ela: 18/08/2020 17:35

    Kjo eshte vetem edukata e prinderve. Cmenden kur marrin vesh qe do bejne djale, ja vene armen qe ne djep dhe pastaj i qajne gjithe jeten.

    Përgjigju
    • Nardi: 19/08/2020 21:29

      Ela pa goces vajzes ca i ven ne djep

    • opinioni: 18/08/2020 23:42

      Eshte e vertete qe cke me ate pune. Akoma ka njerez qe sduan vajza. Duan djale me pushk ne dore dhe i cojn per lesh

    • Halil: 18/08/2020 19:01

      Nuk është e vërtetë zonja Ela por njerëzit në Shqipëri kështu janë

  • Marcel: 18/08/2020 17:21

    Ti japim nje medalje tani ta vari ne qafe atje ne burg kafshes, mbase e mban koken akoma me lart. Mori ne qafe shokun dhe veten. Nuk perparojme kurr si komb keshtu me te tilla veprime, qe per te zgjithur problemet elementare vrasim ne kete menyre. Sepse injorojme edukaten elementare dhe ligjet kulturore. Vrasja sjell hakmarje, sjell prapambetje.

    Përgjigju
    • Vllaznia: 18/08/2020 19:50

      Kafsha esht ber gati per kte dite. Do e gjente nje sebep per ta perdorur. Mund te mbash pistolete me leje po te jesh ndonje biznesmen i fort, ok. Po jo arme sulmi te modifikuar. Veten me qafe paçin. Edhe i ndjeri te rrinte larg nga psikopatet. Esht mbush Shkodra me grupe lacesh.

  • Paa: 18/08/2020 15:48

    Kjo eshte lagjja me e piste be shkoder shum djem te rinj Jan vra ketu

    Përgjigju
    • E drejte: 18/08/2020 18:13

      E drejte shume, lagje e flliqun ku pjesa derrmuese jane parazita,qe sbajn kurgja, jane 20 e kusur vjeca po duken si 70 se rrin tu lujt letrash e diminoh tan kohen. Me vjen keq se shumica aty zbehin njerzillekun dhe dashamiresine e pakices se asaj lagje. Gjithmone kan vra njeni tjetrin per gjana banale te castit, teper qesharake.

  • LORA: 18/08/2020 14:08

    Dhe sa do vazhdojne te kercenojne jeten normale pasojat e hapjes se depove te armatimit ne 1997-en????

    Përgjigju
  • Shaban: 18/08/2020 13:49

    kishte dale xhiro me automatik dhe pa dashje vrau. Ai qe ishte shenjestra vrapoi me shpejt se plumbi - ta lexoj konstruktori i cdo arme kete do vdiste ne vend nga idiotesia njerezore.

    Përgjigju
  • Ligji: 18/08/2020 13:36

    Vrasin kermat se ketu nuk zbatohet ligji. Vetem vrasje padashje nuk eshte kjo ashtu si shkruhet ne disa portale. Vrasje padashje me makinen shosh nga plumbat??? Njerezit duhet te rrine larg kafsheve te tilla, policiae shtetit nuk mund te mbledhe vetem kufoma dhe te identifikoje autorin. Duhet te parandaloje. Nese nuk ekzekutohen disa nga keto giate aksioneve te poicise, vrasjet do jene normalitet ne shqiperi.

    Përgjigju
    • @Binak: 18/08/2020 22:19

      Ai ne krye te parlamentit eshte nga Tepelena dhe Jo nga Vlora. Ta ka mesuar gabim gjyshja o i mjere.

    • Binak: 18/08/2020 19:03

      O ligji në Shqipëri zbatohet ligji por kur në krye të parlamentit të Shqipërisë është një vrasës nga Vlora

    • Gim: 18/08/2020 15:45

      Tamam, e kane shpikur si histori qe te beje me pak burg

  • Koke Cepi: 18/08/2020 13:35

    Highlinderi Stjuart , hahahaha .. !!!

    Përgjigju
    • O tej: 18/08/2020 14:39

      Hingliteri do te thote maloku

  • Biku: 18/08/2020 13:26

    Dukagjinsat jan kafshe te egra e te pabese.Ju dhjefsha prel calin tradhetarin

    Përgjigju
    • O musliman: 19/08/2020 13:10

      prap se rruj per filmat e tij,hup e mos komento pa lidhje se u shifka se shkoke ja merr karramelet n goj tats per 5 mij lek

    • O musliman: 19/08/2020 01:04

      hup mor k*r ti me gjith taten

    • @musliman: 18/08/2020 23:25

      @musliman kenke i ri e ke me t'ndime per tat licin ne 92...ka vra gjaksin diten e bajramit qi kan dasht mi shku ne shpi per pajtim... tjert pa hi me permend emra jan histori tjeter qi ka filmat e vet tata..

    • musliman: 18/08/2020 17:04

      tat lici per vllain ne 92 i shfarosi 4 dukagjins

    • Bik bole: 18/08/2020 14:43

      Ku i pave dukagjinasit? Nuk ka dukagjinas musliman o Bik-Bole

  • Koburja: 18/08/2020 12:42

    per sa kohe qe shqiptaret mbajne patllake,pistoleta, apo kobure ne brez do kete vrasje vetvrasje me dashje pa dashje. Shqiptaret nuk e heqin armen se e ka thene edhe Kadareja i madh ate pek vaj qe kane ne shtepi e mbajne per te lubrifikuar armen. Do ishte me mire te rafshonin thepin e armes per te shpetuar vehten dhe shoket.

    Përgjigju
  • Brukseli: 18/08/2020 12:36

    Malcorve te marsis madhe jau hangshi bolet se jan mat te zgjuar se ju pa buksat e shkodres.

    Përgjigju
    • tepe: 29/08/2020 22:16

      hahaha ik laj lopen o p*ll ropsh

    • maloku: 18/08/2020 16:25

      o shok duhet me pas respekt se jena nji si malsor si dugagjinas si shkodran si katunar shkodret nuk jena jugor as kosovar qe me na arrdh marre prej njari tjetrit nuk vrasin nanen e i vejm kryt te dera as nuk kapim kushrinat e vajzat si bajn ata tjert duhet me e ba kyt qyteti si ka ken kena 3500 vjet histori e ala merrena me komonista e turq e serb koha me ec para me e ba shkodren si ka ken edhe ma mir si ka ken e jo kshtu marre me e pa kush mas ores 8 ske ca ban ku rroga e ktyne pronarve ktu asht 250 mij lek te dhime edhe ti japin me zor kontrat me u than te thojn sje futbollis e skan faj rinia qe merren me drog ma mir shet nji kile edhe ban 1 mij euro se sa me nigju tu te ul aj tjetri se ka lek per nji rrog

    • Shkodran: 18/08/2020 13:42

      Ke shku ne bruksel me kerku azil, meso te shkrujsh shqip i here e mbrapa komento, po dhite a i ke marr me vete.

  • Albi: 18/08/2020 12:35

    Sa djali i ri ka shku kote tash 30 vjete. 80% e nanate ne shpinin jan te veshun me te zeza. Se ska shtet.

    Përgjigju
    • Al: 18/08/2020 14:00

      E ke gabim ska drejtesi por ska dhe llogjike njerzimi.

  • Berti: 18/08/2020 11:24

    Ska mundesi qe kjo pjese e Shkodres, ose me sakte kta te malesise se madhe nuk u integruan kurre. Dhe me e keqja jane shume te pabese, vetem ne prita te vrasin. Prandaj i ka luftur eger sistemi komunist. Jane shume kokeshkrete dhe te pabese. Xhudo do beje ne burg por ne fillim do beje thesin.

    Përgjigju
    • maloku: 18/08/2020 15:58

      edhe ne dugagjin ske shance me gjet coft nji hysen ne malsi e pranoj kena prej llojit tuj qe edhe jan kthy da po jo te mit Vjeshta apo mejeme a si e ke emni

    • maloku: 18/08/2020 15:57

      vjeshta kam vec gjin gjergj mark kole nuk jam prej jush jam 100% kena nejt 200 vjet maja malit mas me u ciftezu me magjyp shkretinash shif ti stergjyshin se ta ka marash edhe gjergj emnin leni te mit

    • Emri: 18/08/2020 15:11

      Do hane koken deri sa ketu mos mbetet kembe njeriu sic ishim nja 800 mije fryme te mjera para 80 vitesh. Me kete specie primitive vlen vetem gjuha e drurit dhe litarit, nuk kane nder keta shtaze se njeriu per nder vret veten jo tjetrin.

    • vjeshta: 18/08/2020 13:29

      Maloku! Te tanë e keni ka nji Hysen ose Hasan nëpër fiset tuja. Si malcorët si dukagjinasit. Prandaj rri urtë e mos ha mjaltë!

    • maloku: 18/08/2020 12:48

      edhe per sa i perket emansipimit zona jon ka nxjerr 2 papa gjyse e intelektualve qe quhen shkodran edhe shiptarin e par ne amerik para 250 vjetve kur qyshja jote hate suxhuk turkt ropq

    • maloku: 18/08/2020 12:42

      cdo rob ne malsi te madhe te levroft maman berti se te pa bes sjena na edhe se kena meritu at ca ka ba komunicmi ma gjat mso kush asht prek cali edhe kush ishin ata qe e prenen ne bes kta o djali jem ja dugagjins e nryshojn me ne po prap jena ma nelte te dyja ant se su bame turq si ti

  • Helm: 18/08/2020 10:49

    Këta shtet e ligj nuk duan, njêri tjetrin jo! Dikur kérkuan té shkêpteshin nga shqipêria! Kérkuan republiké mê vete! Pse nuk ua plotésoni ëndêrrën! Pêrse na duhen! Vetém vjedhje, vrasje e pabesi kan zanat!punén me djersên e ballit dhe ndershmêri nuk e duan! Ndajini tê kénaqen duke ngrênê njëri-tjetrin si gjêrprinjtê!.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 18/08/2020 10:34

    Ka 30 vjet qe ne lagjen Perash-Qafe Hardhi vrasin njeri-tjetrin shoket ose komshinjte ose nenat!! Ve bast se jane vrare per pune qeni!! Qeni jot me i forte se i imi, jo po lehu me shume i joti jo po ....Kontrolloji FB ketij koqes me mjeker dhe do shikoni se cfare p*lle paska qene! TE shkoje tashti te beje xhudo me dyshekun e burgut...

    Përgjigju
  • Une: 18/08/2020 10:28

    Nguleti ne koke o djem, nuk ka "shok te ngushte" me rrugacet, drogaxhinjte, barbonat dhe kriminelet. Te vrasin pas shpine sapo tu jepet mundesia. Mesoni dhe degjoni nga prinderit qe ju flasin se nuk flasin kot!! Me ata ka vetem 2 rruge e para injorimi dhe e dyta shqelmin ne fyt.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 18/08/2020 10:00

    O Turi ku ka shoke sot e rriti nena e beri 23 vjec dhe nje dite vjen shoku i ngushte ta heq ngushullime familjes Zoti ju dhemte force ta perballojne dhimbjen u prefte me paqe Gledisi

    Përgjigju
  • Kupa: 18/08/2020 09:52

    Paskan qene shoke te ngushte vertet. Me duket se nuk e kuptoni fjalen shok i ngushte apo si kane ardhur kohet ne Shqiperine e dhjere, shoku i ngusht ta fut sa nje grusht.

    Përgjigju
  • Lori: 18/08/2020 09:32

    Nuk kane qene kuurr shoke te ngushte por kane qene shoke interesi se shoku i ngushte nuk e ben veten te vritet ne ate menyre nga shoku i vete ço çka bere nejse ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Tirana: 18/08/2020 09:28

    Nuk mund ta imagjinoj dot nenen e tij :(((((

    Përgjigju
  • Turi: 18/08/2020 08:58

    Shoku i ngushte e vret me bresheri pa hezirtim si qen turpi botes njerez te keq pa shpirt ku ka arritur kombi jone ngushellime familjareve

    Përgjigju
    • Per hasan pordhe: 18/08/2020 12:57

      O hasan kenke kthye prej turqiet a hahahah

    • Hasan Pordha: 18/08/2020 09:52

      O Turi ku ka shoqeri sot ngushullime familjes Zoti u dhente durim e rriti nena e beri 23 vjec u prefte ne paqe Gledisi.

  • Polici: 18/08/2020 08:48

    Shpalleni ne kerkim sa te doni ku eshte kontrolli qe ushtron policia sidomos te rinjve qe shetisin te armatosur rrugeve te qyteteve? Apo e keni mendjen vetem per te vene gjoba.

    Përgjigju
    • Vicifoli: 18/08/2020 14:42

      Kete vend e ban vec i madhi Nard Noka sivlla me gamorin e Fran Ucit

    • Filani: 18/08/2020 09:48

      a je ne terezi ti zoti,Polic? si mund te kontrollosh cdo njeri qe leviz rruges? Nqs rinia shqiptare esht bastarde dhe pa piken e respektit e inteligjence zero nuk ka cte bej policia.Rrace muti einia shqiptare,ku i ranenper pjese prinderve.U reiten per ti shkaterruar jeten.Ju shofte rraca e fisi te tille njerezve

    • O polic: 18/08/2020 09:30

      Jane me pak ata pa armë se ata me arme.Ky vend nuk behet.

  • shperthyesi: 18/08/2020 08:47

    fytyra e tij si qeni...sbehen njerez keto maloke jane kafshe ndaj as turku e as kushdo qeveri te vije ska per ti bere njerez.

    Përgjigju
    • maloku: 18/08/2020 16:04

      edhe ju te ashtu qujtun qytekar nigjoni mir mos me pa ken per ne shkodra kishte ken e malit te zi sot msoni historin si e shiti aja perandoria turke rusis shkodren e kur errdhi puna malokt luftunen me gjakun ton i thoni vetit qytetar e shkodres se ju per vetin i bat bustin oficerit turk midis shkodres

    • maloku: 18/08/2020 16:02

      shperthyesi ! turku ka ken tepper i zanun ti te leru nanen ty e ska pas beth me marr malin se e ka dit se len kocat barbo e kur kena pas na ligje te barabarta per tan ti ske dit as ca asht vetingu as ca asht shteti barbo rri urt e mos ha me komente si barbo turku nanen ku ta kesh si sju s zhduku serbi

    • Alfons: 18/08/2020 12:42

      Me shpejt ka per tu integruar ne shoqeri qeni i ketij se sa maloku.

    • admi: 18/08/2020 10:43

      bravo me maloke i the te gjitha se kur vriten nga jugu eshte larje hesapesh, ktej jemi maloke, bravo sh. ok ne thjesht maloke per gjakmarrje e pike, ju rregulloni hesapet, e mir ne...

    • Oreee: 18/08/2020 10:11

      O ty b*th q*r m*ti qa ke me maloket o fuks

    • Parrucjani: 18/08/2020 09:59

      pse turku te paska ba njeri ty??

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?