Kandidati i PS për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Ndreu përgëzoi policinë e shtetit për zbardhjen e ngjarjes ndërsa tha se të gjithë ata që hodhën pretendime dhe akuza se ngjarja kishte prapavijë politike, duhet të kenë turp nga vetja.
“Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit për zbulimin e shpejtë të ngjarjes së rendë të vrasjes së biznesmenit dhe Anëtarit të Keshillit Bashkiak, Ardian Nikulaj!
E gjithë lukunia e palacove që shpifën, sajuan, fantazuan, fërkuan duart, hodhën helm për një grusht vota duke abuzuar rëndë me humbjen e jetës së një pjesëtari të qytetit tone, qe bënë sikur u pikëlluan , por vazhduan tallavanë politike akoma pa u varros i ndjeri, duhet të kenë peshtirë nga vetja!
Lezha nuk jua ka borxh politikën e ndyrë me gjak, as marrjen e pushtetit me nxitje vëllavrasje e futje në konflikte të brendeshme!”-shkruan Ndreu.
Lajmi kryesor:
Nikulaj u ekzekutua për gjakmarrje, 6 në kërkim! U porosit e financua nga i afërmi i vëllezërve Lekstakaj, u vra nga një portugez, të përfshirë 4 britanikë (EMRAT)
B.V/ReportTv.al