Zbardhjet dosja/ Ja çfarë vodhi ish-gjyqtari i Kushtetueses Thanza 19 vite më parë në Itali

Disa rroba dhe produkte kozmetike janë sendet e vjedhura 19 vite më parë në Itali nga ish gjyqtari kushtetues dhe i lartë Admir Thanza. Dënimin e drejtësisë italiane për këtë vepër penale ai e fshehu në formularin e dekriminalizimit dhe përballë vettingut karriera e tij u ndërpre. Ka qenë prokurori Gentian Abazaj ai që ka administruar të gjithë hetimin për rastin e gjyqtarit Admir Thanza, duke dalë në konkluzionin se ish-gjykatësi i Gjykatës së Lartë kishte fshehur dënimin në itali duke mos e deklaruar tek formulari i vetëdeklarimit. 

Sipas materialeve të siguruara nga Report Tv Thanza është dënuar fillimisht me 2 muaj burg dhe 150.000 lireta gjobë, por me gjykim të shkurtuar sipas nenit 444 të kodit italian përfundimisht atij dënimi i ka mbetur në fuqi për 2 muaj burg dhe gjoba është reduktuar në 100.000 lireta.  Por ndryshe nga formulari i dekriminalizimit dhe CV e tij prej 2 dekadash në sistemin e drejtësisë që e ka fshehur dënimin, përballë hetuesve Thanza e ka pranuar duke deklaruar “është e vërtet që jam dënuar në  Itali, por në interpretim të ligjit të dekriminalizimit nuk kam patur detyrim ta deklaroj këtë dënim”. 

Vendimi ndaj Admir Thanzës

Thanza tashmë është marrë i pandehur ndërsa kërkesa për gjykimin e tij është depozituar në dhomën penale të kryeqytetit me akuzën e falsifikimit të formularëve stampave dhe vulave.

Hetimet për Thanzën përfunduan pas letër porosisë të mbërritur nga autoritetet italiane të cilat e konfirmuan dënimin për prokurorinë shqiptare me shkresën 3143/6 datë 26 dhjetor 2018. Thanza u shkarkua më 17 korrik 2018 nga komisioni i vettingut ndërsa dënimi i tij në shtetin italian u zbulua nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lymi Tutit: 08/02/2019 15:56

    Nje hajdut ordiner ne Gjykaten e Larte !! Imagjinoni si ulej dhe ngrihej dora ketij hajduti rrobash ?! Turp !! Qindra mjera bashkatdhetare,hyjne dhe dalin si zoterinj kudo ku blihet,pavaresisht se sa "te shendetshem" jane financiarisht.Kane cipe ! Ky ende nxjerr "fotografine" ne zyra dhe media,ne vend qe te "zhdukej nga qarkullimi".Po familja dhe te afermit qe i ka turperuar...te rrish ne tavoline ku jepet drejtesi me nje fytyre te tille....hajduti ordiner - Te pakten ndonje vjedhje per te qene !? Ketij nuk i ka bere "syri terr" kur ka rene sinjali i "alarmit" ne supermarket,jo me per "vjedhjet" ne permbushjen e detyres si gjyqtar ! Perbuzje dhe shume urrejtje per kete soj zyrtaresh vertet te ndyre ! Lymi Tutit (ndjese per komentin e gjate,por...)

    Përgjigju
  • @tironci: 08/02/2019 15:46

    O admir po ti po vidhje brek per gruan apo ishin tanga ato qe vodhe ..! Zagar je ti ..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?