NATO zbarkon në qershor për herë të parë në Tiranë! Xhaçka: Garantimi i sigurisë dhe mbrojtjes, sfidë për ne

27 Shkurt 2020, 18:54| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 19:18

  • Share

Besimi i dhënë Shqipërisë për mbajtjen për herë të parë të Ministerialit të Mbrojtjes të NATO-s sjell dhe shumë detyrime e përgjegjshmëri për Policinë Ushtarake dhe Forcat e Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se policia ushtarake do ketë një detyrë aspak të lehtë, por që do e kryejë me sukses duke siguruar mbrojtjen gjatë Ministerialit të NATO-s dhe shoqërimi i delegacioneve të huaja gjatë dy ditëve në Tiranë. Xhaçka tha se kjo përgjegjshmëri do jetë një sfidë për policinë Ushtarake, ku synimi i saj për vitin 2020 është certifikimi i saj në nivel kombëtar të kompanisë operacionale dhe bërja pjesë e forcave reaguese të Aleancë.

'Policia Ushtarake këtë vit do të ketë një detyrë aspak të zakonshme. Sigurimi i Ministerialit të Mbrojtjes së NATO-s dhe shoqërimi i delegacioneve do të jetë sfidë për ta, edhe pse jam më se e bindur në aftësinë e djemve dhe vajzave tona. Megjithatë, certifikimi i kompanisë së operacioneve si pjesë e forcave reaguese të Aleancës do të jetë realisht një arritje jo vetëm për Policinë Ushtarake, por për gjithë Forcat e Armatosura.' shkruan xhaçka.

Për herë të parë pas 10 vitesh takimesh në Belgjikë, Ministeriali i Mbrojtjes së NATO-s organizohet në Ballkanin Perëndimor, konkretisht më 17 dhe 18 qershor në Tiranë duke vlerësuar sigurinë që vendi ynë përcjell.

Komento

Komente

  • USA emigrant: 27/02/2020 22:29

    TRALA LA GJETA NJE GALE SHQIPERIA DSHTE E PA SIGURTE NGA HAJDUTET ORDINERE NE SHQIPERIA JANE VJEDHUR SHTETAS AMERIKANE GALA E ED RAMES JEP SIGURINE HA HA HA

    Përgjigju
  • redi: 27/02/2020 19:35

    Olta Xhacka nje nga ministret me te mira qe ka qeveria Rama.Kontributi i saj ne drejtimin e mbrojtjes i ka dhene nje impuls me te madh besimit te partnereve per Shqiperine

    Përgjigju
  • Emi: 27/02/2020 19:34

    Ne nato jena por per as gja sjena. Ne sjena te sote me rujte kufite si kemi. Ashte greku e i talija si po na mrojn kufuti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?